Horoskopi

Ja çfarë thonë numrat e ditës tuaj të lindjes për të ardhmen tuaj!

22 Shtator, 12:54| Përditesimi: 22 Shtator, 14:53

  • Share

Numerologjia është një nga disiplinat më të vjetra ezoterike, që ka tërhequr vëmendjen e njerëzimit për shekuj me rradhë. Ajo studion ndikimin e numrave në jetën tonë personale, emocionale dhe shpirtërore. Sipas kësaj praktike, çdo datë lindjeje përmban një energji të veçantë, e cila ndikon në karakterin, qëllimet dhe rrugën jetësore të një personi. Një nga konceptet më interesante është numri i fatit, që përllogaritet në bazë të datës së lindjes, konkretisht muajit dhe vitit, dhe që sipas numerologjisë zbulon një pjesë të karakterit dhe të ardhmes sonë.

Astrologia dhe numerologia e njohur Liza Gjika e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka u ndal pikërisht në kuptimin dhe ndikimin e numerologjisë në jetën tonë si dhe shpjegon ndryshimet që pritet të ndodhin në të ardhmen.

“Kanë nisur ndryshimet në Shtator, por ato vazhdojnë edhe në Tetor. Jemi në muajin e 9-të, por mos harroni dhe vitin, 2025, nëse e mbledhim del numri 9-të. Nënta është epiqendra, mbyllet një etapë dhe fillon një tjetër e re”, thekson astrologia dhe numerologia Liza Gjika.

Nëse jeni numri 7-të, ju mbani shumë kontradita në vetvete, nuk merrni dot guximin për të folur, tërhiqeni. Ky është një numër që kërkon liri të plotë.  Nëse e keni fëmijën që ka lindur në numrin 7-të, 16-të apo 25 jepini liri më tepër! – këshilloi Gjika.

Ata që kanë lindur në përllogaritjen e numrit 5-së janë të suksesshëm, tërheqin  paranë dhe famën. Ndërsa ata që kanë lindur në numrin 9-të janë aleatë të numrit 5-së. Sa i takon të lindurve që mbajnë numrin 4, mund të themi se nuk janë harmonikë.

“Keni kujdes me partnerin, nëse nuk jeni harmonik, rrezikoni të ndaheni”, - thotë Gjika.

Por si bëhet përllogaritja e numrit të lindjes?

“Formula për të përllogaritur fatin është shumë e thjeshtë, mblidhni numrat e datës së lindjes: ditën, muajin dhe vitin. Numri dyshifror që ju del, mblidheni sërish, dhe në fund ju del një numër tek, i cili është numri Juaj”.

Astrologia dhe numerologia Liza Gjika tregoi se përjashtim bëjnë disa numra dy shifrorë, të cilat nuk mblidhen mes vetes. Ato janë 11, 22 dhe 33. Astrologia zbulon se të lindurit në këto numra janë tipat master, këta janë njerëz unik, shumë të zgjuar që merren me kapitalet. 

   

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?