Ditën e djeshme në Kuvend ka pasur debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe 2 deputetëve të PD-SË, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Debati është zhvilluar gjatë seancës plenare, teksa deputetët po votonin, e ku nuk munguan akuzat për drogë dhe dehje.
Debati i plotë në seancën e djeshme
Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.
Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.
Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës
Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?
Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?
Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?
Bujar Leskaj: Siiiiii?
Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?
Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rruhet fare për ty
Edi Rama tund kokën dhe pi ujë
Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.
Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërmë.
Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…
Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe
Paloka i afrohet Ramës, afrohen edhe efektivët e Gardës
Paloka: O legen kujt i bën presion ti. Ty të njeh e gjithë Tirana që je legen mo. O i pafytyrë, o b.q. se këta nuk të njohin ty, por unë të njoh shumë mirë se kush je.
Rama: Ju të dy jeni tapë po ikni që këtu.
Paloka: Jemi ne tapë? Po ti e ndërrove pjatën ti? E more vizën tjetër?
Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë mo.
Rama- Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy?
Bardhi: Po ti kush je ti që jep urdhra?
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Të dehur në Kuvend? Përjashtohen për 10 ditë nga parlamenti Paloka dhe Leskaj! Kërcënon Berisha: Do të ketë zhvillime të rënda
B.K./ReportTv.al