Zinedine Zidan

Ja dy kushtet e Zidane për të pranuar pankinën e Chelseat

18 Shkurt 2019, 14:42| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 14:45

  • Share

Zinedine Zidane është gati të rikthehet të stërvisë. Ish-trajneri i Real Madrid është i gatshëm të pranojë edhe ofertën e Chelseat tashmë që Sarri i ka ditët e numëruara në krye të pankinës londineze. Megjithatë Zidane pranon të ulet në pankinën e Chelseat por me disa kushte. Njëri prej kushteve është rinovimi me belgun Eden Hazard ndërsa kushti tjetër është një shumë prej rreth 200 mln eurosh për tu shpenzuar në merkato me qëllimin që të afrohen lojtarë cilësorë.

Francezi Zidane do garanci mbi të gjitha në merkato duke kërkuar që të bashkëpunojë me Marina Granovskaia drejtoreshën e operacioneve në klub. Pra Zidane do që tek Chelsea të ketë më shumë liri në planifikimin e skuadrës dhe për këtë ka kërkuar rreth 200 mln euro nga klubi për të luftuar për të gjithë titujt.
Zidane ka një reputacion të mirë pasi fitoi tre Champions League nën drejtimin e Real Madrid. Nga ana tjetër blutë e Londrës nuk po kalojnë moment të mirë dhe për më shumë trajneri Sarri nuk ka mbështetjen e grupit të lojtarëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?