Gjin Gjoni, një nga njerëzit më të fuqishëm të gjyqësorit, simbol i pasurimit të dyshimtë dhe i vendimeve të diskutuara, nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë shqiptare. Mjeshtër i procedurave dhe i lëvizjeve taktike, Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen para se të përballej me Komisionin e Vetingut, ndoshta për të evituar daljen në publik të disa gjetjeve të sikletshme rreth pasurisë së tij përrallore. Procesi i verifikimit të trefishtë për Gjyqtarin e Apelit, Gjin Gjoni, ka nisur që në 11 nëntor të vitit 2018. Në atë kohë, Gjin Gjoni mbante edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe të anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Hetimet kanë zgjatur 20 muaj.
Ndërkaq, një muaj para se të përzgjidhej për t’u kontrolluar, në 11 tetor të 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me në krye Ilir Metën, pak para se të shkrihej për t’u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, vendosi të miratojë një leje dyvjeçare prindërore për anëtarin e këtij Këshilli, Gjin Gjonin, me kërkesë të vetë gjyqtarit. Vendimi u konsiderua si skandaloz. Një reagim i fortë erdhi nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe abuziv. Nga ana tjetër, KLD i konsideroi komentet e ministres të pasakta dhe vendimin brenda kornizave ligjore.
Ky vendim u perceptua nga opinioni publik si një lëvizje e gjyqtarit për t’i shpëtuar përkohësisht Vetingut. Në këtë rrethana, erdhi një reagim nga Gjin Gjoni, i cili tha se ishte i gatshëm të përballej me Vetingun dhe se qëllimi i lejes nuk ishte t’i shmangej kontrollit. Gjyqtari u shigjetua me një koment nga zëvendës/Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Daniel Koski, i cili u shpreh se “Jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë Vetingun”.
Gjatë periudhës së lejes, bashkëshortja e Gjin Gjonit u përfshi në një betejë të fortë dhe të paprecedentë, për të mbajtur me çdo kusht ambientit ambientet Duty Fre në Aeroportin e Rinasit, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, jashtë vullnetit kompanisë koncesionare TIA dhe në kushtet kur kishte humbur tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i kishte mbaruar në 27 gusht 2019.
Edhe pse tenderin e fitoi kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), dyqanet pa taksa vijojnë të menaxhohen nga kompania e gruas së Gjin Gjonit, falë dy vendimeve tejet të dyshimta të dy gjyqtarëve, Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi, si dhe të një vendimi të Elon Haxhit, ish-zëvendësministër i Financave. Në këtë çështje u përfshi hapur Ambasada Amerikane në mbrojtje të të drejtës së kompanisë ICDF, ndërsa pas një takimi të Yuri Kim me Edi Ramën, Elton Haxhi dha dorëheqjen, pasi ndihmoi në shkelje të procedurave gruan e Gjin Gjinit, duke i rinovuar licencën.
Gjin Gjoni ishte edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Në shkurt të këtij vitit, Partia Demokratike kërkoi miratimin e një moratoriumi 4-vjeçar për të shpëtuar nga Vetingu gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, si kusht në këmbim të konsensusit për Reformën Zgjedhore, e konsideruar si pikë kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca.
Në 17 korrik të 2020, pra katër ditë më parë, Gjin Gjoni ka deponuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë një kërkesë për t’u dorëhequr nga sistemi i drejtësisë, ndërsa sulmon Vetingun. Në fund të letrës, Gjin Gjoni kërkon që kërkesa e tij për t’u larguar nga drejtësia të merret parasysh sa më shpejt. Po çfarë fshihet pas këtij nguti të Gjin Gjonit? Shqiptarja.com ka mësuar zyrtarisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, ka vijuar me intensitet procedurat për verifikimin e Gjin Gjonit pavarësisht lejes së tij prindërore. KPK ka sqaruar se leja prindërore nuk është shkak ligjor për të ndërprerë procesin e Vetingut.
Nga ana tjetër, KPK nuk kishte caktuar një seancë dëgjimore për Gjin Gjonin, për ta njohur me rezultatet e verifikimit. Por nisur nga koha e gjatë dhe e pazakontë zgjatjes së verifikimit dhe urgjenca e Gjin Gjonit për t’u larguar, lë të kuptosh se procesi i Vetingut për gjyqtarin është drejt përfundimit. Ndërkaq, më lëvizjen taktike të dorëheqjen, Gjin Gjoni ka evituar një shkarkim të mundshëm, i cili do ta penalizonte për të ushtruar detyrën e avokatit. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të pashpresë për të kaluar Vetingun, kanë dhënë dorëheqjen dhe janë bërë avokatë. Në ligjin e fundit për profesionin e avokatit, SHBA-BE këmbëngulën në vendosjen e një pike për të ndaluar që të bëhen avokat të gjitha ata që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga detyra.
KETA jane juristet bastarde--maloko- plepist qe shkatarruan sistemin juridik ne shqiperi...
PërgjigjuNuk ka. nevoje me punua se i ka thaset me lek e ka sigurua mirqenjen per 7 breza si shum te tjere.Qysh ne kohen Sali kriminelit drejtesia u mbush me felliqesira.Keta maskarenje qe futen neper vrima si miu nuk duhet ti shpetojne drejtesise
PërgjigjuKy gjqtare me sa eshte konstatuar eshte simboli i korrupsionit te sistemit te drejtesise, prandaj duhet te behet nje perjashtim per kete gjyqtar , ketij nuk duhet ti pranohet doreheqja por te thirret para vettingut....... qe popullit te dije se sa pasuri maramendese ka vene ky gjyqtare i plepave me anen e korrupsionit.
PërgjigjuXHIN XHONI I QENIT BASTARD MALOKUT WC SALMUT SHIKONI SE ÇFAR I KA BËR SHTETIT SHQIPTAR SALMUT WC. KY QEN BASTARD SALMUTI DUHET TËRHEQ ZVAR I GJALL MĒ KEQ SE QENI ENVER MUT HOXHA. MJER KOMBI SHQIPTAR ME SALMUTA E XHIN XHONA KAPARTONA ME 3 KLAS SHKOLL. NA MYTËN MALOKËT ANALFABET.
PërgjigjuMos i fol keq per malsoret sepse jane njeres te perkryer. Por kerko ti njohesh nga afer.