Kosova & Rajoni

Ja ku shkoi Haradinaj pasi dha dorëheqjen me lot në sy/ FOTO

20 Korrik 2019, 12:07| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 12:10

  • Share

Ramush Haradinaj ditën e djeshme me lot në sy ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës për shkak se është thirrur nga Gjykata Speciale.  Por menjëherë pas këtij akti që shumë kush e ka cilësuar heroik ai është parë në qendër të Prishtinës duke pirë kafe, ku qytetarët të shumtë që ishin pjesëmarrës në lokal e duartrokitën sapo ai hyri aty.

Haradinaj është parë më i qetë, pas emocioneve që kishte shfaqur në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Duket se ai e ka patur të nevojshme një takim me popullin pas deklaratës të papritur për dorëheqjen. Ai pritet që javën e ardhshme të paraqitet në Hagë ku do të intervistohet në lidhje me luftën e Kosovës.

Po kështu ditën e sotme ftesë për t'u intervistuar nga Specialja ka marrë edhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.


Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?