Kronikë
Top 24

Durrës/ Pas grabitjes së biznesmenit dyshohet se është grupi që vodhi 7.5 mln lekë të Patentave 1 muaj më parë (FOTO)

13 Janar 2019, 08:59| Përditesimi: 13 Janar 2019, 15:11

  • Share

Report Tv siguron foton e biznesmenit Elton Kelmendi që u grabit ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Biznesmeni Kelmendi, që merret me transport mallrash u grabit mbrëmjen e djeshme në Durrës, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Burime për Report Tv sqarojnë se ngjarja e djeshme është kryer nga i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjen e një muaji më parë në Shkozet, ku u vodhën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.(Lexo këtu).

Mësohet se në komisariatin e Durrësit kanë mbërritur specialistë nga Tirana dhe njësi të Forcave Speciale që kanë shoqëruar 9 persona. Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të grabitësve. Policia dyshon se grupi i grabitësve nuk është nga Durrësi, por shkon në qytetin bregdetar për të kryer grabitjet dhe më pas largohen duke vështirësuar zbulimin e tyre.

Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës

Ditën e djeshme, biznesmeni Elton Kelmendi, u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes, të veshur me uniformat e Shqiponjave, i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë. 3 grabitësit arritën të merrnin afro 11 mijë euro. Ende nuk ka asnjë të arrestuar si për ngjarjen e një muaji qoftë edhe për grabitjen e djeshme.

Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?