Prokuroria e Shkodrës

Kronikë

Ja kush është prokurorja që akuzoi Rama se 'hodhi në kosh' denoncimin për kabinat pa leje në Theth

7 Korrik, 20:43| Përditesimi: 8 Korrik, 12:39

  • Share

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit, ka arkivuar një denoncim të Policisë së Shtetit për ndërtimin e “fshatit turistik” në Theth.

Bëhet fjalë për disa shtëpiza druri dhe një pistë ovale betoni në mes tyre, përballë oborrit të kishës katolike të Thethit, ikonë dhe ndër atraksionet turistike më të vizituar në fshatin mes Alpeve.

Sipas Edi Ramës, një kriminel që as ka pasur kurajon të shfaqej në Theth mesditën e sotme kur sapo mbërritën fadromat e IKMT-së për shembjen e betonit dhe shtëpizave të drurit, është “bekuar” nga prokurorja Elsa Gjeli, e cila “refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit.”


Menjëherë pas denoncimit të kryeministrit, kryebashkiaku Benet Beci njoftoi se inspektorët e IKMT-së së Shkodrës, të mbështetur nga ekipet e Policisë Bashkiake, kishin zbarkuar në “fshatin turistik” për t’i dhënë fund paligjshmërisë.

“Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth”, denoncon më tej kryeministri, duke thënë se do të vërë në lëvizje dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Prokurorja e kritikuar nga Edi Rama, e sapodiplomuar në Magjistraturë

Elsa Gjeli, prokurorja e Shkodrës që është sulmuar publikisht me emër dhe mbiemër këtë të hënë nga kryeministri i vendit, një vit më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe është emëruar si magjistrate e re në kryeqendrën e veriut.

Pas tre vitesh si studente në Magjistraturë, nga 2021 deri ne 2024, Elsa Gjeli është emëruar Prokurore në Prokurorinë e Shkodrës më datë 25 Korrik 2024. Për dy javë, ajo do të bëjë vitin në detyrën e rëndësishme, ku përfaqëson akuzën zyrtare të shtetit në gjykatë.

Siç shihet dhe në këtë shkrezë zyrtare të siguruar nga neësbomb.al, më 25 Korrik prokurorja Elsa Gjeli ka marrë zyrtarisht detyrën nga Qeveria e Prokurorëve apo ndryshe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me firmë të kryetares Mirela Bogdani dhe tetë anëtarëve.

Në sistem, ndaj saj nuk rezulton të ketë ndonjë masë disiplinore apo vërejtje, ndërkohë që nuk dihet se çili do të jetë reagimi i Ministrisë së Drejtësisë; a do të vërë Ulsi Manja në lëvizje Inspektoriatin me kërkesë të Edi Ramës apo do të lërë që rasti të mbyllet në heshtje?!/ TEMA

K.M/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • besa: 08/07/2025 02:25

    PROKURORJA ka patur frike....ke te besh me kriminele....shteti duhej ta kishte arreestuar me KOHE KETA KRIMINELE ,,,QE BREDHIN TE LIRE DHE JANE RREZIK PER POPULLIN...SA ME SHPEJT EDI RAMA ARRESTOI....KJO ESHTE DETYRA E SHTETIT QE NE SI POPULL TE NDJEHEMI TE SIGURT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?