‘Ja kush është shkuesi VIP që më njohu me Adin’, regjisorja Klaudia Hila rrëfen historinë e dashurisë me kompozitorin e njohur

1 Prill 2022, 14:35| Përditesimi: 1 Prill 2022, 14:47

  • Share

Klaudia Hila regjisorja e njohur e Teatrit të Kukullave, në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ në Report, tregoi gjithcka për familjen, profesionin dhe dashurinë e bukur me kompozitorin e mirënjohur Adi Hila.Ai një natyrë hermetike e që rrallëherë shfaqet në media, ndërsa Klaudia një grua solare e plot energji. Një dashuri e bukur mes të dyve, nga e cila lindën edhe dy vajza. Klaudia tregoi për njohjen me Adin, ndëra tha se ka qenë pikërisht këngëtarja e muzikës popullore Maja Aliçka shkuesi që ka arritur të bëjë bashk çiftin.

“Maja këngëtarja ka qenë për aktrim, mikeshë shumë me Adin dhe më thotë që është në djalë vlonjat që të ka shumë qejf I thash thuaji vlonjatit të gjejë ndonjë vlonjate se ishte viti I parë që kisha marr akademinë e arteve dhe isha munduar dhe ishte një konkurim I bërë totalisht me forcat e mija pa njohur askënd dhe pa marrë ndihmë nga askush dhe mu duk nëj vlerë e jashtëzakonshme që një nëxënëse e Petro Ninit me forcat e veta ja kishte arritur të merrte një të drejtë studimi. Dhe thoja pasi të mbarojë, në fund të shkollës nëse do të jetë dikush i përshtatshëm, por nuk zgjati shumë në mars të vitit të parë me Majën që ka qenë shkuesia dhe akoma ska marr këpucët” tha ajo.

Ndërsa tregoi më tej për njohjen e tyre, Klaudia rrëfen se ajo që i ka pëlqyer më shumë nga kompozitori ishte humori dhe kujdesi që tregonte për njerëzit që mbante afër vetes.

“Adi ka qenë shumë këmbëngulës sepse mendoja që shkolla ishte prioritet. Ajo që më ka tërhequr është se kishte një humor ndryshe nga të tjerët dhe kjo më ka bërë që ta kthejë kokën dy herë. Dhe një ndër elementët që Adi nuk e mban mend por që unë e mbaj mend ishte që kur një mik I Adit do të nisej për në Greqi Adi heq këmishën e tij, qëndron vetëm me t-shirt dhe xhaketën xhins edhe ia jep sepse i thotë meqë je për rrugë ndoshta të duhet. ishte një gjest shumë i vogël por kujdesi që ke një individ që do shumë për mua ka shumë rëndësi” tha ajo ndër të tjera.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?