Momente pas sulmit në Kabul

Bota

Ja momenti i shpërthimit, pamjet e tmerrit ku mbetën të vdekur 25 persona në Kabul/VIDEO

30 Prill 2018, 13:39| Përditesimi: 30 Prill 2018, 18:43

  • Share

25 është numri i të vdekurëve nga sulmi i ISIS në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë dhe 10 gazetarë. Viktimat vdiqën si pasojë e një sulmi të dyfishtë që ndodhi në kryeqytetin afgan nga një sulm terrorist.


(Momente pas sulmit në Kabul, ku mbetën të vdekur 25 persona, mes tyre 11 fëmijë dhe 5 gazetarë)

Sulmet synonin zonën qendrore të Kabulit Shash Darak, që është shtëpia e selisë së NATO-s dhe një numër ambasadash. Një fotograf i agjencinë e lajmeve AFP dhe disa gazetarë lokalë ishin në mesin e atyre që u vranë pasi një njeri që pretendonte të ishte gazetar, kreu një sulm vetëvrasës në kryeqytetin Kabul.

Ata kishin qenë pjesë e një grupi medial që mbulonte një shpërthim të mëparshëm, të kryer nga një bombardues tjetër vetëvrasës në një motoçikletë. ISIS ka marrë përgjegjësinë për mizoritë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?