Vendosja e çantës në tokë është një veprim që shumë prej nesh e bëjnë pa u menduar shumë gjatë. Ndërkohë disa të tjerë nuk e lënë kurrë në tokë, sepse sipas një bestytnie, “të mbarojnë” paratë.
Një nga arsyet kryesore pse nuk rekomandohet vendosja e çantës në tokë është higjiena. Dyshemetë, veçanërisht në vende publike si restorante, tualete, transport publik dhe zyra, shpesh janë ‘mbajtëse’ për bakteret, viruset dhe patogjenët e tjerë.
Një hulumtim i kryer në vitin 2016 zbuloi praninë e rreth 10,000 llojeve të ndryshme të baktereve në çanta, një numër që tejkalon edhe atë të një tualeti.
Sipas Timothy McHugh, profesor i mikrobiologjisë mjekësore dhe drejtor i Qendrës për Mikrobiologjinë Klinike në University College London, thotë se "materialet si lëkura kanë më shumë gjasa të strehojnë organizma sesa ato sintetike si plastika, sepse ato përmbajnë më shumë lëndë ushqyese dhe ofrojnë kushte më të favorshme për rritjen e baktereve".
Prandaj për këtë arsye ekspertët sugjerojnë disa masa të thjeshta për të shmangur ekspozimin e panevojshëm ndaj ndotjes së mundshme.
1.Shmangni vendosjen e çantës në tokë, si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë tuaj.
2.Mos e vendosni çantën në kuzhinë apo tavolinën e punës.
3.Lani duart rregullisht pasi redukton ndjeshëm rrezikun e transferimit të mikrobeve në çantën dhe sendet e tjera të përditshme.