Ja pse leku po shpartallon euron

3 Qershor 2023, 13:13| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 13:17

  • Share

Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut.

Teorikisht forcimi monedhes lidhet me një sërë faktoresh

1. Stabiliteti Ekonomik: Një vend me një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje  tërheq investime të huaja, gjë që rrit kërkesën për monedhën vendase. Investitorët kanë besim në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.

Praktisht nuk është se kemi interes në rritje të investitorëve të huaj, përkundrazi edhe ata që janë  ankohen për mjedis jo miqesor.

 2.Teorikisht normat e larta të interesit, ndikojne në forcimin e monedhes. Kur një vend ofron norma interesi relativisht më të larta në krahasim me të tjerët, ai mund të tërheqë investitorët. Kjo kërkesë e shtuar për monedhën vendase forcon vlerën e saj.

Praktisht nuk kemi normë të lartë interesi.

Teorikisht monedha vendas forcohet kur kemi:

3. Tepricë tregtare: Një vend që eksporton vazhdimisht më shumë mallra dhe shërbime sesa importon, krijon një suficit tregtar. Kjo gjeneron kërkesën për monedhën e saj pasi blerësit e huaj duhet ta blejnë atë për të blerë eksportet e vendit. Rritja e kërkesës çon në mbiçmim të monedhës.

Praktisht ne kemi jo suficit, por deficit tregtar

Teorikisht monedha forcohet kur kemi:

4. Stabiliteti politik: Stabiliteti politik është një faktor i rëndësishëm për një monedhë të fortë. Vendet me mjedise të qëndrueshme politike dhe institucione që funksionojnë mirë priren të frymëzojnë besimin tek investitorët, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për monedhën e tyre.

Teorikisht institucionet dhe ligjet I kemi të mira, praktikisht…

Teorikisht monedha forcohet kur vendi ka:

5. Politika të forta fiskale dhe monetare: Politikat e shëndosha fiskale, të tilla si nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë dhe buxhetet e balancuara, si dhe politikat monetare efektive që menaxhojnë inflacionin dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve.Këta faktorë, mund të kontribuojnë në një monedhë të fortë vendase.

Praktikisht borxh është i lartë dhe çmimet janë “çmendur”.

Teorikisht monedha vendas forcohet nga:

6. Pasuria e Burimeve Natyrore: Vendet e pasura me burime natyrore, si nafta, gazi ose mineralet, mund të kenë një monedhë të fortë për shkak të kërkesës së lartë për këto burime. Ky njihet si fenomeni "mallkimi i burimeve".

Praktikisht pasurite tona nën dhe mbi tokë I shpërdorojmë

Literatura ekonomike e ballafaquar me praktiken nuk shpjegon forcimin e lekut. Pyetja ku e merr fuqinë leku nuk merr përgjigje të plotë as me:

Rritjen e numrit Turisteve

As me remitancat

As me eksportet

As me të ardhurat në valutë që gjenerohen nga puna on line.

As (vetëm) zgjedhjet.

Po të ishin zgjedhjet faktori kryesor

pse Turqia, aleatja jonë strategjike nuk merr këshilla nga ne? Ne futemi në zgjedhje dhe leku forcohet, Turqia futet në zgjedhje dhe lira dobësohet, ne dalim nga zgjedhjet dhe leku shpartallon euron bashkë me dollar e co, Turqia del nga zgjedhjet dhe shpartallohet lira…

Pse tregohemi egoist dhe mendojmë vetëm për veten?

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Analizat: 03/06/2023 15:40

    Vetëm janar -qershor ka gati 3 milion turist hyre ne shqiperi, kemi plot 1 mil shqiptar në Itali dhe gati 60% e shqiptareve qe sjellin remitanca, nga 4 vitet e fundit kemi 400,000 shqiptare me leje pune dhe lejeqendrim në Gjermania dhe EU! Pra leku do forcohet deri me 1 Shtator! 2022 kishte 7mil turiste në kete vit 2023 pritet 10mil turiste që vijne nga Europa me monedhe € shumica , Kjo tregon që bizneset në shqiperi duhet ta vendosin cmimin ne Lek pra një dhome cift apo tek të ket cmim 4,000 lek jo 30€ dhe të jetë turisti ai që paguan pastaj sipas dites me € , pritet që deri gusht ndoshta të kemi 7-8 mil turiste në shqiperi dhe ky eshte zhvillim! Shteti duhet paralel të shtoje fonde në infrastrukture

    Përgjigju
    • Shiptar: 04/06/2023 18:48

      .. Rritja e lekut ka te bej me kerkesen e perdorimit te lekut nd shqiperi... Ne sezionin touristic njerzit duhet te shesin dhe blejne me lek, Tregetaret te ciles shesin md euro duhet te gjobiten njelloj sj chdo kjndervajte tjeter, policia, financial..

  • Europikiate: 03/06/2023 15:02

    Tre milion postierja, 500,000€ pastruesja cfare pret...

    Përgjigju
  • Toni: 03/06/2023 14:20

    Kane vershuar eurot e droges. Vijne me thase nga Europa.

    Përgjigju
    • Sander: 04/06/2023 07:30

      e vertet Emigrantët e gomoneve qe i ke neper shpija bari i ke te gjith duke bo dergesa ne paund/euro

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?