Fatmir Hoxha

Kronikë

Ja pse u shkarkua gjyqtari i Kushtetueses, Fatmir Hoxha nga Vettingu/ Zbardhet vendimi

12 Qershor 2018, 10:03| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 10:20

  • Share

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e arsyetuar për shkarkimin nga detyra në datë 7 maj 2018 të gjyqtarit të Kushtetueses Fatmir Hoxha. Gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurinë e tij, një pjesë të së cilës, avokati i tij, deklaroi se e ka vënë nga dasmat.

Në seancën dëgjimore të 7 majit, KPK arriti në përfundimin se gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurinë, ndërsa nga hetimet rezultoi se gjyqtari i Kushtetueses ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë për gjyqtarin Fatmir Hoxha

Pjesë nga vendimi i zbardhur i KPK për pasurinë e gjyqtarit Hoxha që u shkarkua
i) Ka deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin për burimin e krijimit të kësaj pasurie, pasi në Deklaratën “Vetting” nuk është deklaruar si burim huaja e marrë shtetasit A. G. në vlerën prej 28 500 euro.

ii) Subjekti i rivlerësimit nuk ka provuar me dokumentacion, burimin e ligjshëm i krijimit, të shumës së marrë hua shtetasit A. G., në vlerën prej 28 500 euro, sipas nenit 32 pika 4 të ligjit nr. 84/2016/

iii) Ka mospërputhje midis shumës së të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2011 në masën që shpenzimet tejkalojnë të ardhurat me 175,521,23 lekë, shumë e cila nuk është shpjeguar në mënyrë të arsyeshme.

iv) Subjekti i rivlerësimit ka fshehur duke mos e deklaruar shumën prej 330.000 lekë, gjendje në llogarinë depozitë të bashkëshortes nr. *** pranë bankës së nivelit të dytë në deklaratën periodike vjetore të vitit 2003

Aktualisht në pritje të vendimit të Vettingut është kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja, ndërsa vetëm Gani Dizdari ende nuk ka kaluar në proces. Nga të gjithë anëtarët e Kushtetueses vetëm Vitore Tusha kaloi Vettingun, ndërsa gjykata prej disa muajsh nuk ekziston, pasi është e bllokuar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?