TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook foto nga tregu i Kombinatit, ku me vendosjen e rregullave të reja, njerëzit qëndrojnë në radhë dhe nuk krijojnë grumbuj të rrezikshëm për përhapjen e koroanvirusit. Kështu, kreu i qeverisë thotë se problemi nuk është fasha orare, por vetëm zbatimi i rregullave. Rama thotë se fundi i kësaj lufte do të jetë fitorja e shqiptarëve.
"Ja që s'është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli.Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: Fitoren e afërt të shqiptarëve", shkruan Rama.
Nga dita e hënë pritet të vihen në fuqi masat e reja ku fasha orare zgjerohet nga ora 05:00-13:00, deri në 17:30. Hapur në këto orare do të qëndrojnë supermarketet, farmacitë dhe bankat.