Futbollistët e Juventus dhe Milan

Ja sa do përfitojë Higuain, Allegri: Milani mori një supersulmues

2 Gusht 2018, 11:19| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 11:21

  • Share

Kalimi i Gonzalo Higuain tek Milani ka bërë të lumtur argjentinasin edhe në aspektin finaciar. Siç bëjnë me dije mediat italiane Higuain do të përfitojë në tre vite tek kuqezinjtë rreth 30 milion euro duke nisur me 9.5 mln euro në sezonin e parë dhe nga 10 mln euro në dy të tjerët. Mega operacioni i merkatos mes Milanit dhe Juventusit u mbyll me nëj fund të lumtur ku në Milano zbarkuan Higuain e mbrojtësi Caldara ndërsa në Torino rikthehet Leonardo Bonuçi.

Higuain mbërriti që mbrëmë në Milano duke u shprehur i lumtur për aventurën e re dhe shpreson të shkojë sa më larg me Milanin por falenderoj edhe tifozët e bardhezinjve. Milani bëri të vetin sulmuesin argjentinas në formë borxhi për 18 mln euro me të drejtë blerje në shumën e 36 mln eurove. Ndërsa nga ana tjetër kemi një shkëmbim kokë më kokë mes Leonardo Bonuçit dhe mbrojtësit Matia Caldara të dy të vlerësuar nga 40 mln euro. Maksi shkëmbimin Milan-Juve e ka komentuar edhe trajneri i kampionëve të Italisë Allegri i cili ka thënë :” Bonuçi është i rëndësishëm dhe nuk ka ndryshuar ndërsa Higuain i ka dhënë shumë skuadrës sonë dhe mund të them që Milani ka marrë një super sulmues” e mbyll Allegri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?