Kronikë

1843 pasagjerë kanë ardhur tre ditët e fundit nga Italia nga Porti i Durrësit

25 Shkurt 2020, 17:04| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 17:27

  • Share

TIRANË- 7 tragete, përkthyer në 1843 pasagjerë kanë ardhur në vendin tonë nga Italia tre ditët e fundit nëpërmjet Portit të Durrësit. Vetëm ditën e sotme kanë hyrë dy tragete nga Bari në Durrës me 452 pasagjerë.

Kjo shifër është bërë zyrtare nga Porti i Durrësit, ku theksohet se të gjithë pasagjerët u janë nënshtruar kontrolleve pa bërë asnjë rezistencë, fatmirësisht rezultatet kanë qenë negative.

"Kujdes i shtuar shëndetësor në Terminalin e Trageteve në portin më të madh të vendit. Dy tragete me 452 udhëtarë gjithsej janë akostuar sot paradite në portin e Durrësit.

Një grup i përforcuar mjekësh, si dhe personeli mbështetës janë kujdesur për t'u njohur me gjendjen shëndetësore dhe itinerarin e lëvizjes së tyre, para mbërritjes në portin e Durrësit. Udhëtarët kanë bashkëpunuar për zbatimin e protokollit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i këtij muaji, Instituti i Shëndetit Publik dhe APD kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.

Në Terminalin e Trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.

Statistikat për 3 ditët e fundit:
Datë, 23.02.2020:
3 tragete( 2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës);
945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.
Datë, 24.02.2020:
2 tragete(Bari- Durrës)
446 pasagjerë, në hyrje.

Dt. 25.02.2020
2 tragete(Bari- Durrës)
452 pasagjerë, në hyrje",
njoftojnë autoritetet e Portit të Durrësit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?