Ka një përpjekje të përgjithshme në debatet televizive të mbrëmjes në Tiranë për të mjegulluar atë që shqiptarët kanë parë qartë te një politikan si Sali Berisha: jo vetëm një herë, por në dy raste historike, aftësinë e tij për të dhënë urdhër që të qëllohet mbi trupat e shqiptarëve.
Duke zgjedhur përherë me kujdes gazetarët që do të ketë përballë dhe televizionet ku ndihet i mbrojtur, Sali Berisha ka aftësinë të dalë para shqiptarëve i pashqetësuar për dy nga çështjet më të dhimbshme:
- E para, e dëshmuar nga pilotët vetë: urdhri për të qëlluar me avionë jugun e Shqipërisë në vitin tragjik 1997.
- E dyta, dhe më e freskët, urdhri për të qëlluar mbi protestuesit e 21 janarit 2011, duke vrarë 4 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, atëherë kur protesta ishte drejt fundit të saj.
Por pyetja për kolegët gazetarë është: si ka mundësi që askush nuk ka kuriozitetin për t'i bërë qoftë edhe një pyetje të vetme për këto dy akuza të rënda? Apo për skandalet e tjera të panumërta dhe ende të pazbardhura nga drejtësia, që kanë shënuar 13 vitet e qëndrimit të tij në pushtet?
Duket se Berisha është i pashqetësuar në këtë drejtim edhe nga drejtësia e re. Është fare e qartë që edhe vetë SPAK-u, i impenjuar intensivisht me çështje të korrupsionit politik, e mban larg hetimin e vrasjeve apo të urdhrave për të qëlluar mbi shqiptarët.
Duke përfituar nga kjo situatë, nga kjo mjegull dhe nga avantazhi që disa gazetarë pranë tij i japin duke e rehabilituar si një lider të ndershëm e duke krijuar armiq imagjinarë, si për shembull George Sorosin për Shqipërinë, debatet e mbrëmjes në televizionet shqiptare janë shndërruar në vendin ideal ku Sali Berisha po përpiqet të rilindë edhe si “trumpist”.
Siç shumë shqiptarë e kanë të qartë, ka një dallim thelbësor mes Donald Trumpit dhe Sali Berishës. I pari synon ta bëjë Amerikën të shkëlqejë përsëri, ndërsa i yni, Saliu, synon të bëjë që shqiptarët të harrojnë sa më shumë se është ai, dhe vetëm ai, i vetmi politikan që ka urdhëruar segmente të shtetit shqiptar të qëllojnë mbi shqiptarë.
Komente

SaliSërbi na është bërë si KAFEJA E MËNGJEZIT,SI BUKA E PËRDUTËSHME..POR ME NJË NDRYSHIM:Nëse pa bukë nuk rrojmë dotë..me SALIUN & KËPURSIT E TIJ U ËSHTË NXIRË JETA 90 % E SHQIPOVE. Një miku im më thot: Kue INAT POR JEPI HAKUN: Pasi është MËNÇURI E NJË DREJTUESI TË KAPI DREJTËSINË 100 % DHE MEDJET 99 %. Është kjo arsyeja që DJE & SOT PO BËN ÇORAPE SHQIPËRINË,DREJTËSINË,MEDJET..DUKE I HEDHUR NË SULMË EDHE KUBDËR DASH QË E SHPALLI NË LISTËN E ZEZË PËR KORRUPSION MADHOR. Në çdo mbrëmje dëgjohen të shpifin lëpirsit e tij 100 % pasi nga PS nuk duket asnjë..Pse.? Këtë e di vetëm E.Rama. Të ënjten e janar në TOPÇENELL GRUDA DUMA ISHIN 6 TË FTUAR TË PD.NË NEWS24 6 TË FTUAR TË PD.NË REP.TV 5 TË FTUAR,DY TË PL,3 TË PD. Të gjithë Shpifin sa deshën pa u shqetësuar. ● Në Rep.Tv që është i vetmi TV jo politikë QË NE DUHET TË FLASIM E NUK FLASIM DOTË SE E ZËN RADHËN MALOKARËT E SHKODRËS DHE TË LAÇIT.. dihet se edhe këtu disa kan marrë TESRËN E PD NË XHEP.KU TË SHPREHEN SOCIALISTËT E E.RAMËS QË U MBYLLI EDHE DAZETËN ZP.?
Përgjigjukete plere votoni prape ,se ka fare te veshtir ta perseris prape
PërgjigjuNuk e bëjnë se jan të kapur nga ata që kan bërë krimin.
Përgjigju