Tom dhe Rita

Si duken Tom Hanks me bashkëshorten pas diagnostifikimit me COVD-19 (FOTO)

13 Mars 2020, 16:58| Përditesimi: 13 Mars 2020, 17:05

  • Share

Aktori i njohur Tom Hanks me bashkëshorten e tij Rita janë diagnostifikuar me COVD-19 para disa ditësh.

Ata janë pozitivë dhe po qëndrojnë të zoluar nën një kujdes mjekësor të specializuar në Down Under.

Përmes një postimi i Instagram ai ka falenderuar të gjithë stafin për kujdesin që po tregojnë.

Kjo është mënyra më e mirë, të qëndrosh i izoluar ka theksuar Tom.

Aktori me bashkëshorten duken në gjendje të mirë nga fotoja që kanë publikuar, pornuk dihet se si do të jetë gjendja e tyrë pas disa ditësh.

"Përshëndetje. Rita dhe unë dua t’ju falënderojmë të gjithëve këtu në Down Under të cilët po kujdesen aq mirë për ne. Ne kemi Covid-19 dhe jemi në izolim, kështu që nuk e përhapim atë tek askush tjetër.

Ka nga ata për të cilët mund të kthehet në një sëmundje shumë të rëndë.

Ka gjëra që të gjithë mund të bëjmë për të arritur përmes kësaj duke ndjekur këshillat e ekspertëve dhe duke u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin.

Mos harroni, pavarësisht nga të gjitha ngjarjet e tanishme, nuk ka të qara në bejsboll. Hanx", ka shkruar ai bashkangjitur fotos.

Tom dhe Rita

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?