FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe

19 Shtator, 08:53| Përditesimi: 19 Shtator, 09:19

  • Share

Shkolla “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe ka hapur dyert këtë vit shkollor me ambiente tërësisht të rikonstruktuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur "Muhamet Hasmuja" në Ktosh të Malësisë së Madhe, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Falë këtij investimi janë përmirësuar kushtet e mësimdhënies të kësaj shkolle që iu shërben rreth 200 nxënësve, duke e kthyer përfundimisht në një hapësirë të standardit bashkëkohor.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?