Kronikë
Top 24

Ja si e festuan shqiptarët në Londër 106 vjetorin e ditës së Flamurit (VIDEO)

29 Nëntor 2018, 08:46| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 10:57

  • Share

Me rastin e 106 vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit shqiptarët në mbarë botën po festojnë këto ditë festash. Kështu ka ndodhur edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku shumë emigrantë shqiptarë në Londër janë bërë bashkë për të festuar festat e nëntorit.

Teksa kërcejnë dhe hedhin valle shumë vajza dhe djem janë bashkuar duke dëfryer së bashku deri në orët e para të mëngjesit me miqtë e tyre në një nga lokalet e Londrës.

E kthyer tanimë në një traditë të përhershme festat e nëntorit festohen kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Duke e kthyer ngjarjen e kësaj dite në një koncert të madh, këtë vit në këto festime nuk kanë munguar këngët patriotike dhe vallet tradicionale shqiptare të zbukuruara nga flamuri kuq e zi, duke përcjellë emocione të shumta.

106 vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, datë që në histori njihet si Dita e Flamurit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 29/11/2018 16:43

    Guri i ran peshon ne ven vete. Emigraconi je njeri pa vler.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?