Tirana

Ja si është shndërruar këndi i lojërave tek '7 xhuxhat'

3 Qershor 2019, 12:50| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 12:53

  • Share

Bashkia e Tiranës i bën dhuratë fëmijëve të kryeqytetit edhe një kënd tjetër publik lojërash ku fëmijët mund të argëtohen. Përmes fotove të publikuara në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar edhe pamjet e këtij këndi të ri.

“Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët - përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj në twitter.

Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit. Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 12/06/2019 18:37

    DUHEJ VENDOSUR TE PAKTEN AJO RROTULLAMJA E MADHE,,,DHE PASQYRAT,,,DHE NJE TREN TE PAKTEN,,,ASHTU SI ESHTE TANI KA VETEM STOLA,,,TURP...

    Përgjigju
  • foto: 11/06/2019 12:29

    E trishte!

    Përgjigju
  • RAMA IK: 07/06/2019 08:43

    POPULL LESHI E HAJN SAPUNIN PER DJATH,

    Përgjigju
  • lexuesi: 03/06/2019 15:33

    Hedhje hi syve... Si ka qene e si eshte tani!

    Përgjigju
    • lavdosh: 04/06/2019 08:13

      Per ju komentuesit e paguar: A e mbani mend si ka qene? Nje shurretore publike. Mos beni gam gam per gjera ashiqare, sepse i beni dem vetes. Rrumpallistat nuk kane goje te flasin, por te ulin koken dhe te reflektojne ne demet qe i kane bere ketij vendi, me shpresen qe te mesojne dhe te pergatiten kur dhe nqs u vjen rradha, gjithmone nepermjet votes

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?