Bashkia Shkodër

Kronikë

Ja si institucionet në Shkodër sorollasin banorët kur kanë shqetësime për ndërtimet

2 Dhjetor 2019, 13:12| Përditesimi: 2 Dhjetor 2019, 13:19

  • Share

Një qytetar me banim në Shkodër i është drejtuar Report Tv, për të denoncuar një rast ku përfshihet Insituti i Ndërtimit.

Ai i është drejtuar këtij institucioni për ta pyetur nëse mund të bëhen verifikime nëse banesa e tij është dëmtuar nga një ndërtesë që po bëhet ngjitur.

Por Insituti i Ndërtimit është përgjigjur se duhet t'i drejtohet Bashkisë Shkodër dhe më pas ata mund të vinin pas vendimit të kësa të fundit.

Ky është rasti konkret se si qytetarët sorollaten nga i institucionet në Shkodër.

Biseda e plotë:

Qytetari: A mundet të verifikohet nëse ky ndërtim që po bëhet ngjitur me banesën time mund ta ketë dëmtuar?

Insituti i Indërtimit: Shkoni interesohuni tek bashkia juaj për këtë cështje, pasi objekti që po ndërtohet është shumë afër.

Qytetari: Po Bashkia Shkodër i ka dhënë lejen që e ka afruar aq shumë. Ju nuk mundeni të bëni inspektim për këtë?

Insituti i Ndërtimit: Ne vijmë me kërkesë të bashkisë.

Në fund qytetari ka ngelur pa një përgjigje.

Gjithashtu qytetari na ka dërguar edhe një njoftim nga Bashkia Shkodër, e nënshkruar nga Voltana Ademi për distancën e banesës që po ndërtohet ngjitur me shtëpinë e tij.

Biseda

Njoftimi i bashkisë Shkodër

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?