Ja si përhapet infeksioni i Covid-19 në transportin publik (VIDEO)

27 Maj 2020, 09:35| Përditesimi: 27 Maj 2020, 09:41

  • Share

Një person i infektuar me koronavirus mund ta kalojë Covid tek personat e tjerë thjesht duke folur në një ambient të mbyllur siç mund të jetë transporti publik apo një zyrë e vogël.

Në një simulim të udhëtimit në transport publik, të bërë nga firma e softuerve MSC, mund të shihet sesi një person i infektuar mund t’ua kalojë virusin pasagjerëve të tjerë vetëm duke folur.

Kërkuesit zbuluan se dikush që mund të jetë duke folur me një mik në transportin e nëntokës mund t’i infektojë të tjerët me koronavirus edhe nëse nuk tështin apo kollitet.

Modeli i ri tregon sesi spërklat që lëshohen nga frymëmarrja shpërndahen në disa hapësira të mbyllura siç mund të jenë mjetet e transportit publik.

Dr Julian Tang, ekspert  për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester, tha për BBC News se spërklat e prodhuara ndërsa flasim nuk udhëtojnë aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit.

MSC Software, të cilët krijuan simulimin në fjalë, thonë se vendosja e maskës është jetësore për ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?