Shëndeti
Bota

Ja si përhapet virusi në restorant kur një person është i sëmurë, eksperimeti japonez (VIDEO)

14 Maj 2020, 09:49| Përditesimi: 14 Maj 2020, 09:51

  • Share

Viruset, përfshi edhe koronavirusin përhapen me shpejtësi sidomos në ambiente të mbyllura, duke bërë që pavarësisht se vetëm një person është bartës i një mikrobi të caktuar, ai mund të infektojë gjithë të tjerët.

Një eksperimet i realizuar ditët e fundit në Japoni tregon mjaftë qartë se si përhapet infeksioni i koronavirusit në një restorant, kur vetëm një person është i infektuar nga virusi.

Eksperimenti që simulon atmosferën në një restorant, është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja e eksperimentit tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.

Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?