Gjizë shtëpie
Përbërësit:
- 2 litra qumësht i freskët
- 2 lugë gjelle uthull ose lëng limoni
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim qumështin në një tenxhere dhe e ngrohim në zjarr mesatar derisa të arrijë rreth 85°C (pa e lënë të vlojë). Nëse nuk ke termometër, e dallon kur fillon të lëshojë avull dhe shfaqen flluska të vogla në anët e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe shtojmë uthullën ose lëngun e limonit. Përziejmë ngadalë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta dhe do të shohim që qumështi fillon të ndahet në hirrë dhe gjizë. Vendosim një napë ose garzë të pastër mbi një kullesë dhe derdhim përzierjen ngadalë. E lëmë të kullojë për rreth 30 minuta. Nëse dëshirojmë një gjizë më të thatë e shtrydhim lehtë me duar. Shtojmë kripë sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë.
Komente
