Ja si u dogj shkolla në Shkodër dhe roli i Bardh Spahisë (VIDEO)

14 Korrik 2019, 07:52| Përditesimi: 14 Korrik 2019, 12:06

  • Share

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia, sipas raporteve të policëve që kanë qënë në shërbim ruajtje në KZAZ nr.13 në Shkodër, ka qënë në krye të protestuesve dhe ka kundërshtuar disa herë forcat e policisë në këtë qytet. Sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dosjen e prokurorisë, ku jepet një tablo më e qartë se çfarë ka ndodhur në 18 qershor në ambjentet e KZAZ në Shkodër. Ngjarje kjo, që më pas solli arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia dhe disa personave të tjerë në Shkodër. Momentalisht, Spahia është liruar edhe nga arresti shtëpiak, ndërkohë çështja penale kundër tij vijon të jetë e hapur në prokurorinë e Shkodrës nën akuzën e “Kundërshtimit të forcave të policisë”.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: “…më datë 18 qershor 2019, rreth orës 20:00, në oborrin e kësaj shkolle kanë shkuar rreth 40 apo 50 persona, me qëllim që të hynin brenda në ambjentet e shkollës “Shenjaze Juka”, ku ishin vendosur materialet zgjedhore të KZAZ. Efektivët e policies, të dislokuar aty me shërbim për të ruajtur këtë KZAZ, kanë formuar një kordon policor, duke ju bërë thirje personave që të ndalonin veprimet e tyre të kundraligjshme, pasi atyre personave, duke mos qënë nxënës, nuk u lejohej hyrja në ambjentet e shkollës. Personat nuk i janë bindur urdhërit të ligjshëm të punonjësve të policisë për t’u larguar nga ambjentet e shkollës, por përkundrazi kanë filluar të konfrontohen me forcat e policisë, t’i kundërshtojnë ato, duke i shtyrë, sharë, ofenduar me pretekstin se kanë të drejtë të djegin KZAZ nr.3. Duke vepruar në këtë mënyrë të ashpër dhe duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë arritë të çajnë kordonin dhe të hyjnë në ambjentet e brendshme të shkollës. Forcat e policisë u kanë bërë thirje personave që të mos futeshin në ambjentet e brendshme të shkollës, por ata nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë.

Nisur nga fakti se kishte shumë persona tek KZAZ nr.3, e vendosur tek shkolla “Shenjaze Juka”, të cilët po tentonin të hynin brenda me forcë, po në këtë date, rreth orës 20:00, forcat e policisë në Shkodër kanë kërkuar ndihmën e forcave të posaçme “Shqiponja”. Këto forca kanë mbëritur në këtë KZAZ dhe janë pozicionuar për të mbrojtur shkollën dhe materialet që ndodheshin brenda në të. Aty kanë qënë një grup i madh personash; një pjesë e tyre ishte në korridorin e brendshëm të shkollës dhe po konfrontoheshin duke u shtyrë me punonjësit e policisë. Forcat e posaçme të policisë “Shqiponja”, në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të policies, kanë arritur të nxirnin njerëzit nga godina e shkollës në oborrin e shkollës, por dhe aty këta persona kanë kundërshtuar. Nga grupi i atyre që kryenin veprime aktive dhe që kanë kundërshtuar punonjësit e policies, është arritur të identifikohet e të njihen disa shtetas. Në orën 20:20, në oborrin e shkollës kanë ardhur dhe shumë persona të tjerë, numri i tyre është shtuar dhe të gjithë personat, duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policies, janë futur në oborrin e shkollës. Punonjësit e policisë kanë konstatuar faktin se grupi i personave kryesohej nga ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Bardh Spahia, nga kryetari i PD në Shkodër Xhevdet Amuli, si dhe nga kryetari i ish-komunës Velipojë Nikoll Marku. Me kalimin e kohës, grumbullimi i njerëzve në ambjentet e shkollës është bërë më aktiv, duke shtuar intensitetin e veprimeve të tyre kriminale ndaj punonjësve të policies, që ishin rreshtuar me detyrë shërbimi në ambjentet e shkollës, ku ndodhej KZAZ nr.3. Njerëzit e grumbulluar kanë sulmuar me sende të forta policinë dhe u janë afruar mureve dhe dritareve të godinës së shkollës, duke hapur me forcë qepenin e shkollës. Nga përdorimi i forces, qepeni ka dalë nga shinat. Më pas turma, duke goditur e kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, ka hyrë në ambjentet e brendshme të shkollës. Disa nga personat që ishin jashtë janë afruar tek dritaret e shkollës, aty ku ishte vendosur dhe një ambjent i KZAZ, kanë thyer xhamat e dritareve, kanë hedhur brenda shishe me benzinë dhe u kanë vënë flakën ambjenteve të brendshme të klasës, ku ndodheshin materialet zgjedhore. Punonjësit e policisë kanë identifikuar disa nga personat, që ishin më aktivë në veprimet e tyre, duke i kundërshtuar dhe goditur ata, por kla patur dhe persona të tjerë, të cilët ka qënë e pamundur për t’i identifikuar.

Në deklarimet e marra si persona që kanë dijeni për veprën penale, policët kanë përshkruar të njëjtën situatë në raportet e shërbimit pranë shkollës “Shenjaze Juka”. Kjo shkollë është e rrethuar me mure rreth e përqark saj, me derë hyrëse në këndin verilindor. Dera hyrëse e shkollës ishte me qepena dhe ka rezultuar se qepeni lindor i saj është dëmtuar, i dalë nga shinat në të dy anët dhe i ngritur nga bazamenti në formë trekëndore, me 20 cm nga boshti i saj. Ndërkohë, tri dritare që gjenden në perëndim të kolonës perëndimore të derës së shkollës kishin xhama të thyer, ndërsa kasat prej duralumini me ngjyrë të bardhë ishin me lagështirë. Mbi sipërfaqen e dyshemesë janë gjendur copa pllakash dhe është evidentuar lagështirë. Dritarja e parë ishte e nxirë me blozë. Mbi kolonën perëndimore të derës së shkollës është vendosur një kamer sigurie. Nga personat e identifikuar më pas si njëri nga individët që kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë dhe nuk iu është bindur urdhërave të tyre, ka qënë dhe i dyshuari Bardh Spahia. Nisur nga këto rrethana, më 19 qershor 2019, oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer ndalimin e Bardh Spahisë. Veç Spahisë janë identifikuar dhe arrestuar Çesk Toma, Alfred Nikolli, Aleks Ndoj, Adi Garuci, Gentjan Bytyqi, Arlando Thepi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 14/07/2019 19:15

    Nuk e kuptoj se çfar gjykata kemi ne po me keto veprim djegje, dhune, shkaterrim asnje gjykate ne bote nuk te toleron

    Përgjigju
  • Faikonica: 14/07/2019 13:58

    I jati i tij nu ka lidhje ne 2 prullin.Loje e Berishes,Gazidedes e ndoj sherbimi qe solli ne pushtet per te mbrojte Nexhmije etj...jo pa qellim u vrane 4 muslimane

    Përgjigju
  • Raul: 14/07/2019 12:21

    I jati i këtij Plehres ka gisht në masakrën e 2 prillit, ku u vranë djemtë shkodranë, e gjithë shkodranë e di si u vranë djemtë pas shpine dhe ky monstër dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri bashkë me Voltana Serbja nazistja dhe tani do të bëjë garipin

    Përgjigju
  • Populli: 14/07/2019 11:40

    Ky halabak duhej te qendronte ne burg dhe Jo te dilte prej andej

    Përgjigju
  • Hinglateri: 14/07/2019 09:26

    Plera te historise

    Përgjigju
  • ERP: 14/07/2019 09:00

    I ka ngjare babes, plehre e vertete. Turp per Shkodren te perfaqesohet nga keta qelbesira

    Përgjigju
    • Fred: 14/07/2019 13:12

      Keta te gjithe jane plehra te shoqerise qe djegin shkolla e vrasin njerez si udheheqesi i tyre Berisha. Por, mos te harrojme se kete tension e rriti deri ne keto nivele çdekreti fatkeqesindjelles i Metes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?