Kjo është vila 2 katëshe e Artan Mucës që u zbulua nga policia e Tiranës pasi 3 persona kultivonin kanabis dhe e bënin gati për shitje. Aty u kapën 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.
Po ashtu shfaqen edhe pamjet nga operacioni në Kavajë ku u zbardhën 24 vjedhje të kryera nga 3 të tjerë, të cilët vidhnin kryesisht në banesat e emigrantëve.
Lajmi kryesor:
2 operacione në Tiranë, goditet grupi kriminal që kultivonte kanabis, sekuestrohet droga me vlerë 100 mijë euro! Zbardhen edhe 24 vjedhje në Kavajë! Në total 6 në pranga
//ReportTv.al