Jack Covey

Kosova & Rajoni

Gjyqi në Hagë/ Jack Cocey ‘përplasje’ me prokuroren: Incidentet nuk lidhen drejtpërdrejt me Thaçin! Po më nxirrni deklaratat nga konteksti

1 Tetor, 13:52| Përditesimi: 1 Tetor, 15:42

  • Share

Ka vijuar dhe sot me dhënien e dëshmive në Gjykatën Speciale të Hagës, ish-përfaqësuesi special i sekretarit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, Jack Covey, dëshmitari i 4-t i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Jack Covey sqaroi deklaratat e dhëna lidhur me incidentet që pretendohen se janë kryer nga UÇK. Ai tha se ato aktivitete nuk lidhen drejtpërdrejt me Hashim Thaçin.

“Deklarata ime ka të bëjë me vlerësimet tona me rolin që ka luajtur Thaçi. Rol të hamendësuar apo real lidhur me këto incidente. Deklarata ime tregon kryesisht gjykimin tonë lidhur me autoritetin që ka pasur ai për individë të cilët që është pohuar apo jo që kanë kryer këto krime. Sipas mendimit tim, asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me zotin Thaçi, apo asnjë prej tyre nuk kundërshton mënyrën se përse ne kemi arritur në gjykimin që kemi arritur”, tha Covey.

Përveç kësaj, dëshmitari Covey iu drejtua prokurores Vega Iodice duke i thënë se si duket ajo nuk e ka sqaruar këtë aspekt ende pasi po i përsërit sërish raportet lidhur me incidente.

“Unë nuk mendoj që ju e keni sqaruar këtë çështje duke e përsëritur raporte lidhur me këto incidente gjatë gjithë kohës”, tha dëshmitari Covey.

Në përgjigje, prokurorja i tha se komentimit mbi një dokument të caktuar do të shoqërohen me pjesë nga deklaratat e bëra prej tij.

Ju po e nxirrni të gjithë deklaratën time jashtë konteksti”, tha Covey.

Gjithsej në gjyqin që po zhvillohet kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë thirrur për të dëshmuar 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten në Hagë gjatë javëve në vijim.

Fillimisht në gjykatë ka dëshmuar për 3 ditë me radhë, ish-zyrtari amerikan, James Rubin, i cili u shpreh se Thaçi prveçse një përfaqësues politik i Kosovës në Konferencën e Rambujesë, ai nuk kishte asnjë autoritetet për të marrë vendime në emër të UÇK-së.

Dëshmitari i radhës ishte ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës, Paul Williams, i cili dhe njëherë konfrmoi se Hashim Thaçi nuk merrte vendime apo firmoste marrëveshje pa marrë aprovimin e komandatëve të ushtrisë.

Nga mbrojtja e Thaçit, për të dëshmuar është thirrur dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s.

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së ka nisur që prej vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri VeseliJakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe prej vitesh mbahen të izoluar në dhomat e paraburgimit në Hagë.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?