Kreu i bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj tha në Report Tv se rritja e çmimit të kafes nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por me ndryshimin e bursës së saj nga prodhuesit. Ai tha së nëse rritet lënda e parë është pritshme që edhe çmimi i produktit final të rritet.
“Lufta nuk ka të bëjë me çmimin e kafes, s’ka lidhje fare. Jemi lajmëruar që në tetor që produkti i kafes, lëndë e parë do të rritej. Kjo për shkak të ndryshimeve të kostos detare. Ndryshimi bursës së kafesë që të prodhuesit në Brazil, Kinë etj. Kështu që për sa kohë është rritur lënda e parë do të rritej edhe produkti final.”, tha ai.
I ftuar në “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Jahaj tha se çmimi i kafes nuk ka ndryshuar në vendin tonë prej 2001.
“Ka të paktën 20 vjet që në Shqipëri çmimi i kafes nuk është ndryshuar, që nga viti 2001 ai ka mbetur i paqëndrueshëm. Në këto vite kostoja e cila mund të jetë rritur është mbajtur nga vetë bizneset. Një term tjetër që nuk është diskutuar nga brace është që ne nuk e prodhojmë, e importojmë. Pra për sa kohë është rritur çmimi i naftës, është rritur edhe transporti, në atë filxhan kafeje ka shumë kosto brenda.”, u shpreh ai.
Pas akuzave të deputetit Erion Braçe për abuzim lidhur me çmimin e kafes, Jahaj tha se çmimi i kafes në Maqedoninë e Veriut, të cilën e marrin shpesh si shembull për t’u ndjekur për mostaksimin e naftës, kushton 80 cent deri në 1 euro.
“Pse zoti Brace nuk thotë sa është kafja në Maqedoninë e Veriut? Pasi e kanë qejf ta krahasojnë edhe çmimin e karburantit në Shqipëri dhe atje. Në Maqedoni kafja është nga 80 cent deri në 1 euro. 80 cent, është 90 lekë, ndërkohë që në periferi të Tiranës kafja shitet 60 lekë.”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk po abuzohet me çmimin e kafes dhe se akoma jemi në nivelin ku konsumatori e dikton çmimin e saj.
“Nuk jemi përfitues dhe zhvatës. Nuk ka vend për zhvatje dhe abuzim. Ne jemi shumë të brishtë në nivelin e biznesit tonë, nuk e diktojmë dot çmimin. Ne na e dikton konsumatori çmimin.”, tha ai.
Kreu i bareve dhe restoranteve tha se shqiptarin nuk e ndan asgjë nga filxhani i kafes, pro ka filluar ta konsumojë në shtëpi, kjo për shkak të luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj.
“Shqiptarin nuk e ndan asgjë nga filxhani i kafes, por ka filluar ta shijojë atë në shtëpi. Kjo për arsye të krizës dhe të pjesës që momentalisht janë të varfër dhe nuk mund t’ia lejojnë vetes ta paguajnë 1 euro. Jemi më keq se me vitin e kaluar, kjo pasi njerëzit janë të trembur nga lufta në Ukrainë dhe konsumojnë më pak.”, tha ai për Report Tv.
O mjeshter, jeni zhvates sepse rritja ne burse nuk eshte aq sa te rritet dhe kafja ne filxhan. E njejte dhe me naften apo me grurin. Prandaj quheni zhvates dhe as mos e diskutoni me. Jeni gjakpiresa. Prandaj dhe komunizmi lulezoi ketu sepse gjeti terren nga grosiste si ju qe nuk doni t'ia dini. Si ne paqe e si ne lufte juve nuk pranoni te ulni fitimet, perkundrazi shpesh here perfitoni nga krizat dhe luftrat per te abuzuar me cmimet. Mos i gezofshi ato para qe merrni pa te drejte!!!
Përgjigju