Jahti 'Dartista 07' pësoi defekt në motor rreth 20 milje larg Divjakës ditën e djeshme. Kapiteneria e Portit Durrës ka organizuar operacionin e shpëtimit dhe njoftoi anijet që ndodheshin afër jahtit që t'i jepnin ndihmën e shpejtë.
Duke iu referuar Kodit Detar, Neni 91 Pika 2 që thotë se: "Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje", nisi operacioni i shpëtimit orës 20:20 të mbrëmjes së djeshme.
Për pak minuta ndërhyri kapiteni i anijes së mallrave 'Spirit of Chenai' që po vinte për Durrës, e cila i shkon në ndihmë jahtit dhe e lidh për ta rimorkuar drejt portit Durrës.
I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit.