Ekipet italiane të kërkim-shpëtimit kanë gjetur ditën e sotme dy prej trupave të zhdukur pas mbytjes së jahtit luksoz të fundosur të hënën (19 gusht) pranë brigjeve të Siclisë, të cilët i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah, sipas mediave italiane.
Me gjetjen e dy trupave përkatësisht të manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah tashmë janë edhe 2 persona të tjerë të zhdukur, ndërsa të hënën në mëngjes u gjet trupi i kuzhinierit kanadez të Antiguanit Recaldo Thomas.
Ndërkohë disa pamje të publikuar në media tregojnë momentet e tornados, që dyshohet se është shkaku i mbytjes së jahtit.
Kërkimi për të zhdukurit në jahtin e mbytur vijojnë. Dhjetëra zhytës profesionistë po kryejnë kërkime deri në 49 metra thellësi. Gjatë gjithë mëngjesit, zhytësit në grupe prej tre vetash kontrolluan pjesën e brendshme të jahtit, në një thellësi prej 49 metrash.
Po ashtu roja bregdetare ka aktivizuar një robot i cili po kërkon rreth jahtit. Është një mjet nënujor i kontrolluar nga distanca (Remotely Operated Vehicle) i aftë për të operuar në një thellësi prej 300 metrash për 6 deri në 7 orë. Roboti është i aftë të regjistrojë video dhe të marrë imazhe të detajuara që do të ekzaminohen nga hetuesit.