Sociale

Furnizohet me 95.000 litra naftë, jahti i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit (VIDEO)

30 Maj, 13:54| Përditesimi: 30 Maj, 15:39

  • Share

Një jaht luksoz është ankoruar paraditen e sotme në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për “Abeona-n”, jahtin e miliarderit Jeff Bezos, themeluesit të Amazon.

Pagëzuar me emrin e perëndeshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata, ky jaht përfaqëson standardet më të larta të ndërtimit detar.

Ai ka një superstrukturë alumini prej 76 metrash të gjatë dhe gjerësi 12 metra, i projektuar për lundrime të gjata e të sigurta.

Mësohet se jahti i Bezos ka ardhur nga Portofino dhe këtë mbrëmje largohet në drejtim të Splitit, pas furnizimit me 95.000 litra naftë. Anijet dhe jahtet e huaja furnizohen në portet detare të Shqipërisë me karburant me çmim 40 lek për litër.

Sipas ligjit për taksat kombëtare furnizuesit me naftë në ujërat shqiptare taksohet "Taksa për lëndën djegëse të përdorur si karburant për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aktivitetet e turizmit detar, me destinacion përdorimi jashtë ujërave territoriale shqiptare, është në vlerën 40 lekë/litri."

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 30/05/2025 14:14

    Ka ardhur me mbush me naftë pa taks, kot nuk thon shkon parja te parja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?