Jahti i gjetur ne Patok

Jahti me flamur slloven në Patok ishte braktisur, përjashtohet mundësia e përdorimit për trafik dorge! I gjendet një dokument brenda

22 Tetor 2020, 09:47| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 09:53

  • Share

Jahti i llojit Velier i cili u gjet i braktisur në det të hapur pranë zonës së Patokut në Kurbin, dyshohet të jetë vjedhur.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e policisë dhe prokurorisë pas veprimeve hetimore që janë kryer. Ndërkohë Prokuroria e Kurbinit po vijon hetimet për identifimin e pronarit të këtij mjeti lundrues turistik.

Sipas burimeve brenda tij është gjetur një dokument dhe është kërkuar mbështetja e interpolit për të marrë kontakte me vendet fqinje me qëllim zbulimin e prejardhjes së këtij jahti. Duke ju referuar faktit se veliera ka fuqi motorrike të vogel është përjashtuar mundësia që ai mund të jetë përdorur për trafikim të lëndëve narkotike.

Ende nuk ka të dhëna se kur mund të ketë hyre në ujerat e shqiptare dhe përsonat që kanë qenë në bord kanë gjetur pikërsisht vendin e përshtatshem për ta braktisur, pasi zonen në fjalë ka shumë pak lëvizje dhe është e pabanuar. Mjeti lundrues turistik me emrin Tai-Pan është ankuaruar dhe është sekuestruar nga prokuroria, duke qenë se është objekt hetimi. Ky është jahti i dytë që gjendet  i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aem: 22/10/2020 10:50

    atehere pse e braktisi kur skishte droge? hahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?