Ka një të vërtetë të habitshme në tërë këto vite në historikun e Partisë Demokratike, parti e cila ndryshoi selinë para se të humbiste pushtetin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013! Nuk po merremi me faktin se si u kalua ish godina e SHQUP-it buzë Lanës, nga pronësia e Ministrisë së Mbrojtjes, tek subjekti politik asokohe në pushtet, Partia Demokratike.
Nuk po i hyjmë as ‘formulës’ së shpejtësisë me të cilën u mor vendimi për këtë kalim të kësaj godine nga Mbrojtja, tek PD, as lëvizjen gjeneralëve që e firmosën me nxitim, madje as lëvizjen e administratës së SHQUP po me nxitim dhe kalimin e saj në ambiente aspak komode për të. E mbi të gjitha nuk po analizojmë as pritshmëritë e poseduesve të rinj të kësaj godine, e shquar për hapësirat e bollshme e mbi të gjitha për sipërfaqen e bollshme që e rrethonte, pikërisht në kohën kur një projekt si ai i xhamisë së re sapo ishte hedhur në tregun mediatik për t’u diskutuar e që mund të shtrihej deri në kufijtë e kësaj godine. Këto po i lëmë mënjanë, s’po i diskutojmë, pasi janë diskutuar mjaft!
Për hir të së vërtetës, përpos shërbimit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ambientet e SHQUP-it të asaj kohe shërbenin dhe për veteranët e luftës, si dhe për shoqatat e ndryshme që kishin të bënin me veteranët. Shërbente për aktivitete në raste përvjetoresh, për aktivitete në raste promovimi librash, por dhe për të organizuar në ambientet e kësaj godine ceremonitë mortore për veteranët që ndaheshin nga jeta. Ishte një ‘nyje’ takimi, me një fjalë, ku veteranët, ata anti-komunistë por dhe ata të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, takoheshin me njëri tjetrin, për aktivitete të ndryshme por dhe për t’i dhënë lamtumirën njëri tjetrit, në rastin e ndarjes nga jeta. Dhe ky ka qënë dhe një nga funksionet e selisë së sotme të PD, para se ajo të transformohej në seli politike.
Ajo çfarë ka bërë përshtypje, dhe kjo pranohet dhe nëpër koridoret e selisë së PD, është fakti se që në momentin kur lidershipi, strukturat e administrata e PD ka shkelur dhe është akomoduar në selinë e re buzë Lanës, punët në këtë parti kanë ecur sëprapthi, pa asnjë rezultat pozitiv. Përkundrazi, që nga ai moment ka filluar rrënimi dhe fundi i partisë së parë opozitare në vend. Për të kaluar të terma konkretë, PD që me kalimin në selinë e re buzën Lanës humbi rëndë në zgjedhjet e verës së vitit 2013, duke marrë mbi një milion vota kundër, duke dorëzuar pushtetin në duart e kreut të atërhershëm të opozitës Edi Rama. I cili vijon të qeverisë edhe sot e kësaj dite, me një parashikim të dakordësuar pothuajse nga të gjithë se do të largohet nga pushteti vetëm kur të vendosë vetë ai. Pra kur të ketë vendosur flamurin shqiptar në tryezën e BE, me Shqipërinë si vend anëtar të Bashkimit Evropian! Atëherë e ka lënë Rama ‘shenjën’ në histori, por dhe pasi të ketë vënë në vijë tërë punët e tjera, për një Shqipëri me të vërtetë moderne!
Por PD ka humbur zgjedhjet vendore të vitit 2015, ka humbur zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka djegur mandatin e deputetëve duke shënuar rrënimin total të saj, pasi doli jashtë sistemit në vitin 2019, për t’i vënë ‘vulën’ me bojkotin e zgjedhjeve vendore po të vitit 2019 pasi i ka lënë tërë hapësirën e pushtetit vendor mazhorancës socialiste. Njëherësh PD ka humbur zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, zgjedhjet e fundit të drejtuara nga Basha. Por PD, ka humbur thellë zgjedhjet vendore të vitit 2023 me fitimin e vetëm 6 bashkive relativisht të vogla e periferike. Dhe ‘qershia mbi tortë’, për të ardhur në humbjen e rëndë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti, ku opozita e drejtuar nga Berisha kryetar i PD mori vetëm 50 mandate bashkë me aleatët, ndërsa Rama mori plot 83 mandate, e ku bashkë me PSD shkon në 86 mandate, shumica e nevojshme e cilësuar për ligje të rëndësishme, pa hasur në kërkesat për pazar të opozitës. Të gjitha këto ngjarje ndodhën, me PD në selinë e re buzë Lanës.
Por me kalimin në selinë e re të demokratëve kanë ndodhur dhe ngjarje të tjera të pazakonta, si ajo e organizimit të zgjedhjes së kryetarit të PD sipas parimit ‘një anëtar një votë’ pas dorëheqjes fiktive të Berishës nga posti i kryetarit më 2013. Gara u la e hapur për Lulzim Bashën, i cili teksa kishte mbështetjen totale të Berishës si trashëgimtar dhe ‘bir’ politik i tij, kishte përballë Sokol Olldashin një politikan race të djathtë, i bërë vetë pasi kishte ardhur nga radhët e gazetarisë, që bëri një fushatë brilante. Fatkeqësisht ishte në një garë ku fituesi ishte paravendosur, fitoi Basha që mbështetej nga Berisha. Olldashi humbi përballë Bashës, por ishte aty me qëndrimet e tij të forta në Kuvend, në opozitë e përballë atyre që kishin uzurpuar lidershipin e PD. Kishte dhe mbështetës, poltikanë të rinj por me karrierë dhe kredeciale serioze për të qënë lidership i PD.
Vetëm disa muaj më vonë, më 20 nëntor 2013 Sokol Olldashi humbi dhe jetën, në një aksident misterioz automobilistik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pikërisht në rrugën të cilën e kishte nisur dhe ndërtuar vetë, sa kohë ishte ministër i Transporteve në qeverinë e Berishës. Edhe sot ka mbetur mister largimi i tij tragjik nga jeta, por ajo që dimë është se ky largim, përpos që krijoi një farë lehtësimi tek lidershipi i ri i PD, i cili e shihte si kërcënim për marrjen e kreut të partisë në rastin e humbjeve të mëpastajme zgjedhore, njëherësh krijoi edhe një boshllëk të madh në PD, boshllëk që nuk po arrin të mbushet asnjëherë, teksa fatet e partisë më të madhe opozitare tashmë kanë mbetur në duart e një 81 vjeçari si Sali Berisha, i rikthyer pas armiqësimit për vdekje me Bashën, të cilin e përzuri nga partia, pasi më parë ‘biri’ politik e kishte përjashtuar nga PD, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.
Mungesën e Olldashit vijon ta ndjejë përditë PD, e cila nuk po gjen një lidership të ri, që të ndahet njëherë e mirë nga berishizmi dhe të bëjë PD-në një alternativë serioze për të ardhur në pushtet. Ata që mund të merrnin ‘stafetën’ e drejtimit u përjashtuan më herët, me urdhër të Berishës dhe me firmën e Bashës, duke filluar nga Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe një sërë figurash të tjera që i kishin dhënë tonin politikës në partinë më të madhe opozitare, por dhe politikës shqiptare në tërësi. Megjithëse ishin të rinj!
Por që nga viti 2013 kur PD erdhi te selia e re buzë Lanës, kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera aspak dinjitoze për një parti politike.
Madje të pandodhura kurrë më parë! Për të arritur pikën kulminante më 8 janar 2022, kur Berisha në krye të ‘Rithemelimit’, në krye të mbështetësve të tij të ‘armatosur’ me qysqi, varre, shkopinj dhe mjete të tjera rrethanore sulmoi selinë e PD që ishte në ‘zotërimin’ e Bashës kryetar i pjesës zyrtare të partisë, me qëllimin e vetëm për ta pushtuar me forcë. Rezistoi për momentin selia e PD që të mos binte në duart e ‘armikut’ Berisha, pasi ishin blinduar dyer e dritare nga Basha si masë paraprake, pasi doli dhe Salianji me shkop në dorë për mbrojtjen e selisë, si dhe falë ndërhyrjes së policisë më vonë, për t’u ‘pushtuar’ më pas disa muaj më vonë pa ‘luftë’ po nga Berisha, i cili e mori ‘paketë’ si ‘dhuratë’ nga Bardhi, bashkë dhe me vetë Gazin e grupin e deputetëve mbështetës të tij, brenda.
Pra, periudha prej mbi 12 vitesh e kalimit të PD në selinë e re buzë Lanës ka qënë një ‘gropë’ më vete, e shoqëruar me përplasje të forta brenda partisë, përjashtime të figurave kryesore nga partia, përplasjeve me dhunë për selinë e PD, e deri dhe humbje jete të njerëzve të fortë të kësaj partie në aksidente të pamundura automobilistike, aq sa u ka dhënë ‘jetë’ teorive konspirative, sipas të cilave selia e re është si një vend ‘vakëf’ ku nuk bën hajr asgjë, sado të përpiqesh. Nuk përjashtohen zërat në PD, të cilët thonë se këtë parti e zuri ‘mallkimi’ i Sokol Olldashit, njeriut të vetëm adapt që mund të kishte shpëtuar PD nga rrënimi që po i ndodh përditë deri më sot. Për ta bërë një alternativë pushteti, por Berisha ia mohoi këtë mundësi, duke investuar tek Lulzim Basha, si një njeri i lakueshëm e i dëgjueshëm, paçka se ishte një investim i shkuar dëm!
Njëherësh zërat ‘supersticiozë’, teksa e cilësojnë selinë e re të PD si vend ‘vakëf’, ku kryheshin dhe ritet mortore për veteranët, thonë se këtë parti e ka zënë edhe ‘mallkimi’ i veteranëve, çka është e pamundur të ketë dërman as në të ardhmen. Poshtë e më poshtë do të bjerë, sipas tyre! Madje as vizitat dhe luetjet e shpeshta të Bashës tek Kisha e Shën Ndout në Laç, para zgjedhjeve të vitit 2021 dhe para sulmit të Berishës mbi selinë e PD më 8 janar, një vit më vonë nuk dhanë rezultat! Vizitat e Bashës dhe lutjet tek kisha e vjetër çudibërëse janë bërë dhe publike, janë të botuara në media në atë periudhë! Berishën nuk e akuzojmë dot, pasi ai është atesist, i pafe dhe nuk shkon as në kishte dhe as në xhami! Eshtë njeriu i ri-tipik i krijuar nga Enver Hoxha!
Por, pavarësisht këtyre zërave konspirativë dhe supersticiozë që e lidhin rrënimin e PD-së me mallkimin e Olldashit dhe të veteranëve, jemi të bindur se e vërteta e kulluar është që PD nuk do të bëjë hajr jo vetëm në zgjedhjet e vitit 2029, por as në zgjedhjet e vitit 2033, pasi ka në krye të saj mallkimin e vetëm që ka pasur që në krye të herës, Berishën. Ai është burimi i të gjitha të këqijave në këtë parti, dhe parashikohet që do të shkojë drejt ‘amëshimit’ sëbashku me të! Do ta marrë me vete dhe PD-më me një fjalë! Këtu do të jemi, dhe do ta shohim!
Komente

AJO GODINË DUHET TI RIKËTHEHET ME PA TJETËR FIRC.TË ARMATOSURA TË SHQIPËRIS ME FUKSIONET QË KA PATUR.QEVERIA PA HEZITIM DUHET TË LARGOJ NGA ATY ATË FORCË POLITIKE ME LIGJ SIKUNDËR E VODHI.
Përgjigju