Jakov Millatoviç

Jakov Millatoviç, modeli që mund diktatorët e përmbysur historinë në Ballkanin tradicional!

3 Prill 2023, 19:15| Përditesimi: 3 Prill 2023, 19:16

  • Share

Ka shume debate në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi. Sigurisht për figura me dimension politik ka gjithmone debate e nuk mund të jetë të gjitha pozitive apo të pëlqyeshme, sepse shpesh bëhen nga këndvështrime të ndryshme që lidhen me interesa politike, me qasje filozofike e po ashtu kur kemi të bëjmë me vende të vogla të Ballkanit nuk mungojne as edhe konspiracionet se kanë mbështetje apo influence nga jashtë dhe se ju shërbejnë qëllimeve apo interesave të caktuara.

Në këtë rast ka pasur një qasje sikur Gjykanoviç ishte babai i Pavarësisë dhe rivali i tij, tashmë i sapo zgjedhur President ishte " armiku" i Pavarësisë me aludimin se ju shërbejë interesave serbe.

Në fakt, unë kam qenë gjithmonë i idesë se personat që kanë perceptim të lartë korrupsioni ose kanë qëndruar gjatë në pushtet janë armiqtë e vërtetë të sovranitetit! Ai që është i korruptuar, që ka të bej me historikun e karrierës së tij politike, por shpesh edhe me vesin e tij personal për të pervetesuar ka shumë gjasa që ta cenojë apo tradhtojë sovranietin e vendit në mbrojtje të pushtetit të tij apo edhe të vesit për të pervetesuar. Megjithatë , përtej konsiperacioneve, kushdo që bëhet President i Malit te Zi, ka një kushtetutë që mbron e garanton pavarësinë dhe sovranitetin  dhe askush, duke përfshirë edhe Presidentit nuk mund ta cenojë atë për interesa personale pushteti apo për vese tjetërsimi. Prandaj, unë nuk i qendroj konspiracionit se Gjykanoviç është babai dhe garanti i Pavarësisë së Malit te Zi dhe Presidenti i sapo zgjedhur do të jetë një "hysmeqar" i interesave serbe.

Mali i Zi, sipas të gjitha llogarive e ka mbyllur historinë e tij të influences së Serbisë e për më tepër që tashme është vend anëtar i NATO-s e ndërsa Serbia ka zgjedhur që të mos anëtarësohet . Po ashtu, tashmë shumica e malazezeve duke përfshirë edhe shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe duhet të pranohet e të respektohet vullneti i tyre. Megjithatë, në këtë analizë kjo për mua është një çështje dytësore. Ajo që mua më intereson, qoftë edhe si shqiptar apo për shkak të realitetit që ka Shqipëria është fakti se Presidenti i sapo zgjedhur në Mal të Zi është një model se si mund të largogen ata që mbajnë peng zhvillimet reale politike duke mbrojtur me çdo kusht establishmentin dhe duke soliduar pushtetin deri në thuajse nivele autoritare e pse jo edhe dikatoriale.

Javok Millatoviç ka një profil i cili duhet të jetë një model tip edhe për rastin e Shqipërisë . Cilësitë e tij si:
- Mosha e re
- Shkolluar në SHBA dhe Britani  me një karrierë brilante si ekonomist
- Karizma e tij e fituar shpejt brenda një periudhe të shkurtër të angazhimit të tij politik
Janë të gjitha cilësitë dhe karakteristikat se si mund të munden diktatorët ose autoritaret edhe në Shqipëri. 

Millatoviç në debatin televiziv të të premtes me rastin e mbylljes së fushatës elektorale nuk hezitojë ta cilesonte ish Presidentin si autokrat , "dikatorin e fundit të Europës".  Ai shkojë më e tej duke e akuzuar se ka kontribuar në përhapjen e korrupsionit dhe të kriminalitetit  e për  këtë arsye, sipas tij, Mali i Zi kishte nevojë për të hapur një katipull/faqe të re. 
Megjithatë, modeli i Presidentit të sapo zgjedhur, nuk ishte rast i izoluar, por u krijua falë një gjenerate të re që kerkonte ndryshimin me çdo kusht duke përmbysurhistorine.

Në këtë gjeneratë një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Abazovic, i cili edhe ai ashtu si presidenti bën pjesë tek të shkolluarit jashte, tek politikanët që e kanë ngritur shpejt karrieren e tyre politike. E përbashkëta e kësaj gjenerate në Mal te Zi ishte:
- Guximi me u përballur me Gjykanovic që askush nuk kishte guxim më parë
- Vendosmëria dhe dashuria për t'i sherbyer vendit përtsjj korrnizave të estamblishmentit klasik. 

Shqipëria, ka nevojë të menjëhershme për një gjeneratë të ngashme me këtë të Malit te Zi qe është e vendosur për tu përballur pa kompromis me autokratët ose pse jo edhe me diktatorët e etur përjetësisht për pushtet si dhe për të ofruar eksperiencat e tyre të jashtme që sjellin risi e nuk janë pjesë e ujerave të denjura të vendit.
Suksesi i Abazovic dhe i Millatoviç janë një provë se edhe të paprekshmit dhe të fuqishmit thyhen e munden për shkak të historise së tyre dhe veseve të tyre.
Zgjedhjet presidenciale në Mal te Zi dëshmojnë se çdo gjë është e mundur nëse politikën e konsideron mision e shërbim ndaj vendit duke refuzuar kompromise për pushtet, por duke i shërbyer me devotshmëri vendit dhe Atdheut.

Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 03/04/2023 21:11

    Populli e ka shprehur edhe pë raste të tila urtësinë e përvojës së tij me shembuj shumë të thjeshtë. Kur motra mburrte me këngë vëllain ditën e dasmës, duke e paraqitur si një kampion seksi, nusja i ktheu përgjigje po me këngë me vargjet: mos e mburr, mos e lëvdo/ nesër mbrëma do t'ia shoh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?