Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi prezantohet si 'i akuzuar për krime lufte' në faqen e Presidencës së Kosovës! Zyra e Osmanit: Po hetohet kush ndërhyri në tekst

4 Shkurt, 19:34| Përditesimi: 4 Shkurt, 19:48

  • Share

Nisma Socialdemokrate ka kritikuar Presidenten e Kosovës për prezantimin e Jakup Krasniqit si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në uebfaqen e këtij institucioni.

Përmes një reagimi publik, Nisma thotë se “figurën e ndritshme të Jakup Krasniqit nuk mund ta njollosin shkarravinat e “Presidencës së Kosovës”!”

Nisma thotë se askujt nuk ja kishte marrë mendja se mund të ndodhte një gjë e tillë që Jakup Krasniqi të paraqitej si i “arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit”.

“Askujt nuk ja ka marrë mendja se ndërrimet në institucionet qendrore të Kosovës mund të shkojnë deri në atë shkallë sa në faqet zyrtare të institucioneve shtetëror të paraqesin urrejtjen patologjike që kanë ndaj atyre që ua shkatërruan ëndrrën e jugosllavizmit!”.

Nisma thotë se vetë struktura e fjalisë “dëshmon se është gatesë e sajuar nga njerëzit e brumosur në frymën jugosllave!”

“Qytetarët e Kosovës e dinë fare mirë se Jakup Krasniqi është emblemë e ndershmërisë, humanizmit, veprimtarit të kauzës kombëtare dhe historianit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit!”, shkruan më tej NISMA.

Nisma Socialdemokrate kërkoi urgjentisht të fshihet nga biografia e Jakup Krasniqit prezantim skandaloz që i bën “Presidenca e Kosovës”.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe biografia e Jakup Krasniqit është rregulluar, ndërsa këshilltari i Presidencës Bekim Kupina përmes një reagimi në Facebook ka thënë se do të kërkohen hetime për këto ndryshime, pasi sipas tij janë bërë pa dijeninë e Presidencës.

“Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Kupina thotë se Presidentja ka kërkuar të merren masa për këtë rast, derisa do të kërkohet hetim edhe për ndonjë sulm të mundshëm kibernetik.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, ka shkruar Kupina.

Biografia e rregulluar

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 05/02/2024 07:13

    Eshte per te ardhur keq qe heronjt e kosoves konsiderohen nga spiunat e udb qe perfituan nga lufta e uck Dhe tani moren drejtimin e kosoves dhe denigrojn dhe akuzojn per gjenocid Ta kishin dite qe do vinte kjo dite uck sdo ti kish marr armet per liri Sepse spiunat ishin ne drejtim nen serbi dhe tani ata jane ne ne drejtim ne pavarsi

    Përgjigju
    • Or tej: 05/02/2024 07:42

      Faji eshte i shqiptarit qe lufton per liri per tu sunduar me tej nga shqiptaret te cilet jane me te keqinj se pushtuesi i huaj or teeeejjjjj

  • Fatosi-kosove: 04/02/2024 21:52

    Zura e osmankes si zedhenses i sheshelit,kush nga shqiptaret qe ka luftuar kunder serbise nuk eshte i akuzuar nga serbia, bile Jakup Krasniqi ka mbi 50 vite i akuzuar e denuar nga serbosllavia pjese e se ciles ishte edhe osmanka dhe tata i saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?