Jakup Krasniqi në Hagë

Jakupi jemi ne

5 Prill 2023, 12:36| Përditesimi: 5 Prill 2023, 12:38

  • Share

Fjalimi i Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale në Hagë shpalos krejt mënyrën se si funksionojmë historikisht si shoqëri. Historia jonë është një tragjedi me elemente naiviteti e - qe besa - nganjëherë edhe komedie. Por nuk është komedi gazmore. Në këtë kuptim "Jakupi jemi ne" si shoqëri, si mentalitet, si qenie sociale.

Mbajmë fjalime të mëdha e prodhojmë libra të vëllimshëm (ndokush mund të thotë: libra të trashë), vringëlljomë me dokumente në betejat e përditshme politike, duam t'ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit, kundërshtarin politik duam ta eleminojmë, jo vetëm ta nxjerrim nga gara, ngjarjet e vogla i glorifikojmë në beteja legjendare deri te Molla e Kuqe, pa e menduar se nesër Mollën e Kuqe duhet ta quajmë mollë të kalbur.

Ndaj Jakup Krasniqi është ajo mesatarja e kosovarit të cilit patetika ia lëkund patriotizmin. Po, vërtet: "Jakupi jemi ne". A është dashur ky proces për ta kuptuar këtë? Jo. Kemi pasur rast të mësojmë. S'kemi mësuar. As kuptuar pothuaj asgjë. Andaj tronditja e zhurma në llozhën e patriotëve është hipokrizi kolosale.

Një shoqëri që i nënçmon rreziqet, që i trajton ato me nonshalancë, një shoqëri që nuk e sqaron raportin e saj me të vërtetën (edhe kur ajo është e hidhur), herët apo vonë zë në thua.

Tragjedia tjetër pret pas derës tjetër nëse nga përvoja e 25 viteve të shkuara dhe nga ky proces nuk nxirren mësime. Mësimi i parë dhe më i rëndësishmi: të funksionuarit brenda kornizës dhe kulturës bazike institucionale.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 06/04/2023 09:34

    BRAVO....NJE SHQIPTAR ME VLERA TE SHUMTA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?