Këngëtarja Valbona Mema

VIP & Spektakël

“Jam e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes”, Valbona flet për bashkëshortin e saj të ndjerë

11 Nëntor 2018, 14:50| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 14:53

  • Share

Këngëtarja shqiptare ka folur në lidhje me bashkëshortin e saj të ndjerë. E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, gjatë rubrikës “Ndaje ose Pije”, Valbona Mema dha një deklaratë mjaft prekëse për bashkëshortin e ndjerë.

“Je zbukuruar shumë për kohët e fundit dhe zakonisht ne femrat zbukurohemi për njëra tjetrën ose për njeriun e zemrës. A ka ardhur ai?”- e pyet Hygerta.

“Jo dhe besoj që nuk mund të vijë. Ka ardhur njëherë para 30 vitesh. Unë jam ende e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes. Me babain e fëmijëve të mi!”- tha Valbona dhe publiku e duartrokiti.

Bashkëshorti i saj, Sokol Gjumi u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në dhjetor të vitit 2001. Valbona e jeton me dy fëmijët e saj dhe  e kujton bashkëshortin e saj të ndjerë në data të ndryshme të veçanta.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?