‘Jam e ngujuar, familja më dëboi’/Përdhunohet nëna e binjakëve në hotel, reagon Shërbimi Social

15 Dhjetor 2020, 18:00| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 19:09

  • Share

 “Pa Gjurmë” siguron ndihmën për nënën e dy fëmijëve që u abuzua seksualisht në një dhomë hoteli. Historia e trishtë e abuzimit të Ana Bodurit,  u rikthye  serish pasditen e sotme në  “Pa Gjurmë”, ku falë ndërmjetësimit të stafit me Drejtoreshën e Shërbimit Social Korçë, znj. Marjana Jorgji, u arrit të sigurohej ndihma për 30-vjeçaren dhe 2 fëmijët e saj, që aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike në qytetin e Korcës. Në një lidhje skype nga Korça, Marjana Jorgji, Drejtoresha e Shërbimit Social, u shpreh e gatshme për ta ndihmuar Anën dhe fëmijët e saj.

“Më vjen keq për çfarë ka  përjetuar Ana më dy fëmijët e saj. Doja ta pyesja anën se çfarë ajo kërkon nga institucionet shtetërore, pasi  unë, nga nesër do të flas personalisht me bashkinë,  por mesa shohë ajo ka nevojë edhe në aspekte të tjera. Nesër një punonjëse sociale do të vij në banesën tuaj dhe do t’ju bëj një intervistë ku përveç nevojave të tjera mund të aplikoni edhe për ndihmë ekonomike. Jam e gatshme ta ndjek rastin tuaj”-U shpreh Drejtoresha e Shërbimit Social.

Ndërsa e pranishme vetë në studio, Ana shtoi se tashmë ishte në kërkim të një punë në qytetin e Korçës, pasi ndihej e braktisur nga të gjithë.

“Tashme jam mes katër rrugëve me fëmijët. Kam një muaj në shtëpi me qira nw Korçë. Tani po kërkoj punë dhe mw kanë premtuar që do të  më marrin në punë. Ndërsa Me babain e fëmijëve nuk jemi takuar fare. Kam frik deri sa të marr urdhrin e mbrojtjes dhe po qëndroje e dhunuar.

E falënderoj shumë zonjën për mbështetjen që po më jëp pasi në këto momente ndihem vërtet e braktisur dhe e pafuqishme për t’I rritur fëmijët e mi”-Tha Ana, teksa duart i dridheshin nga emocionet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2019 në qytetin Malmo, ku 30- vjeçarja ishte në pritje të deportimit në Shqipëri, bashkë me dy fëmijët e saj 6-vjeçarë. E reja nga një qytet në veri të vendit u detyrua të largohej nga Shqipëria në gusht të një viti më parë, për t’i shpëtuar dhunës barbare, që i shoqi ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve të mitur. Fillimisht u strehua në një hotel, ku kishte edhe emigrantë të tjerë, por pas një muaji qëndrimi atje i refuzohen letrat për azil. Autoritetet suedeze i presin biletën e kthimit duke e transferuar në një tjetër hotel, ku qëndronin emigrantë që do të riatdhesoheshin. Ndërsa ishte në pritje për t’u kthyer, më 8 nëntor të vitit 2019, jeta e saj mori një kthesë të fortë. 30-vjecarja abuzohet seksualisht, ndërsa autoritetet shtyjnë edhe një vit tjetër qëndrimin e saj. Ana Boduri ( emër i vendosur nga redaksia) trondit me këtë rrëfim tronditës, duke denoncuar publikisht për herë të parë, në emisionin ‘Pa Gjurmë’, përdhunuesin 27-vjeçar, një shtetas nga Palestina. Rrëqeth edhe më shumë me këtë histori kur 30-vjeçarja tregon detaje të asaj nate, kur pasi e dhunoi, përdhunuesi abuzoi seksualisht mbi të, në prani të dy fëmijëve 6-vjeçarë. As babai  e as nëna nuk e pranojnë të bijën, për atë që i ka ndodhur, madje nuk flasin fare  me të. Lushe Bodurri (emër i vendosur nga redaksia), gjatë një lidhje telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë i tha të bijës ta gjej zgjidhjen në shtetin suedez. Ajo e mohon kategorikisht dhe nuk i pret në shtëpi as atë, as nipërit e saj. Ana Boduri u largua me te shoqin abuzues ne Suedi, e detyruar pasi ai nuk i jepte prokurën për fëmijët. Por me të mbërritur atje gruaja zbuloi dhunuesin e saj, para autoriteteve, i cili ishte babai i dy fëmijëve. Autoritetet detyrojnë bashkëshortin të kthehet, ndërsa nëna qëndron me binjakët, që prej gushtit të vitit 2019 pas kërkesës për azilin.

VIDEO/ Emisioni i plotë

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?