Ilir Meta dhe gazetari Milaim Zeka

‘Jam gati të vdes për Shqipërinë’, gazetari reagon pas deklaratës së Metës: Nuk ke nevojë të vdesësh, por të mos vjedhësh djersën e shqiptarëve

26 Korrik 2022, 12:52| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 13:01

  • Share

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës që bëri dje Ilir Meta se ishte gati të vdiste për Shqipërinë. Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdesë, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.

“Ilir Meta: -Jam gati te vdes per Shqiperine. Per Shqiperine nuk ka nevoje me vdeke, po ka nevoje mos me vjedhe djersen e shqiptareve.

Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk eshte pasuruar me parat e taksapaguesve te qytetareve shqipetar? Ne gishta i numeron! Betimi do duhej te ishte: -Jam gati mos me vjedhe Shqiperine!”, shkruan Milaim Zeka.

Nga Konventa e mbrëmjes së djeshme, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare. Meta e nisi fjalimin e tij me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nisi dje zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 25 korriku do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. 

Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dora d'Istria: 27/07/2022 06:23

    Mire e thote gazetari dhe I lumt pena por ketyre ndyresirave si saliut dhe ketij as kan per tu pergjigjur ndonjeher ne gjykata pale te shkojne ne burg aty ku duhet te ishin para shume vitesh.Kjo qe ndodh ne kete vend eshte lemeri.Keta kriminel duan prap pushtetin ???????????? na ruajt zoti

    Përgjigju
  • Ina: 26/07/2022 17:30

    Bravo Zeka,ju admiroj se flisni pa dorashka

    Përgjigju
  • Turi: 26/07/2022 17:00

    Car pret

    Përgjigju
  • Malcori i cartun!: 26/07/2022 16:16

    Ilir Metmuti hajduti.. na kena nje shprehje: -kur qet pushken o shkrepe e vraj vedin. Ose fute ne b****… Ti tash e ke qit. Mblidh mendjen e bej nje nga te dyja. Jena duke prit.

    Përgjigju
  • kastriot: 26/07/2022 16:08

    nje here na thua aljente nje here mali me gropa tashi do vdes pere shqiperine pere budallenje na bene ,je politikani me i pa bese qe nga 90 e tash mortja i hengert kushe te beson prape ty

    Përgjigju
  • Mezhgorani: 26/07/2022 14:51

    Po le te vdesa se na plasi …..do vdes …..do vras veten…..,do me vrasin… hajt nje hale me pak…. E shkofshsh ne te semes o skraparllli i shkerdhyer…

    Përgjigju
    • Pushka top: 26/07/2022 16:08

      Hajt aferim

  • Zenel Tyta: 26/07/2022 13:45

    Mylaim Zeka hallall të qoft mor burr shkrim më të pastër e mëkorrekt nuk ka. Po mos u lodh kot se Ilir floriri nuk dëgjon nga ai vesh.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 13:05

    Or ti Mylaim,likesevdaliu kerkon te vritet e te mos dorzoj pasurine e vjedhur,ti thua mos vidh. Ça thue bre Mylaim kshtuhi???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?