Foto nga vendi ku ndodhi përleshja

Kronikë

'Jam i fiksuar pas saj'! Plagosën çiftin e ri me shkopinj e thika tek 'Unaza e Re', arrestohen autorët

7 Maj 2018, 10:43| Përditesimi: 7 Maj 2018, 10:46

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinjtë, të cilët një natë më parë u konfliktuan me një 27-vjeçar, pasi ngacmuan të fejuarën e këtij të fundit. në pranga kanë rënë shtetasit Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj.

Të rinjtë akuzohen për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe prodhim e shitje të armëve të ftohta. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Unazës së Re, ku tre të rinjtë ngacmuan të fejuarën e Altin M., 23-vjeçaren Klaudia K.

Ky ka qenë shkaku i sherrit mes të rinjve, që përfundoi me plagosjen e çiftit. Personat e arrestuar qëlluan me thikë dhe shkopinj çiftin e ri, ndërsa në polici shtetasi Halit Ndreu ka deklaruar se ka qenë i fiksuar pas 23-vjeçares.

Ndonëse e dinte që ishte e fejuar me dikë tjetër, ai vazhdonte ta ngacmonte vajzën, e cila nuk ka pranuar të lidhet me të. Kjo ka çuar në përleshjen mes të rinjve, që ka përfunduar me arrestimin e tre autorëve të ngjarjes.  

Komento

Komente

  • Emigranti: 07/05/2018 16:53

    Halit *UTI duhet cuar ne spital i psikologjis se ai nuk qenka rop. Por para se ta cosh ne spital do futur nje dajak te mire qe ti vijn mend ketej budallai. Turp per keta 3 kafsha qe zihen kunder nje. Tek e tek po ja majti bytha ketyre legenave. Qelbesira.

    Përgjigju
    • Alabuka: 15/12/2018 01:25

      Mir e ke ti me shpirto, po ti nuk e din qe babai i halitit esht inspektor ne policin e shtetit

  • Fredi: 07/05/2018 10:56

    Jepini 10 vjet denim ketij Ndreu-t xhe nga 5 dy te tjereve qe ta kuptojne se fiksimi i ligjit eshte me i forte se fiksimi qe kane per femrat qe i refuzojne. Eshte mbushur tirane me fshatare veriu dhe jugu qe nuk kane se c' bejene por vetem te vjedhin, therren dhe merren me droge. Mallkuar qofte ai gjyqtar qe i nxjerr keta plehra pa dyene maksimumin e denimit.

    Përgjigju
    • Paola: 07/05/2018 19:21

      Joo 10 vjet poo burgim te perjetshem ! Kan vra 3 jete njerezishh ... ashtu si funksionojne ligjet ne vendet e tjera te botes duhet te funksionojne edhe ktu qe te marrin msim te theret perrethh se nkk eshte rasti as i pare as i funditt qe ndodhh

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?