Dickie Borthwick

Lifestyle

'Jam i fortë si shkëmb', njihuni me fubollistin më të vjetër në Britani

26 Tetor 2019, 12:14| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 12:22

  • Share

Dickie Borthwick është futbollisti më i vjetër në Britani dhe nuk ka ndërmend që t'a ndërpresë pasionin më të madh të jetës së tij.

84-vjeçari ndihet në formë dhe dëshiron të luajë përsëri, edhe pse momentalisht ka mbetur pa skuadër.

“Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për të luajtur, dua patjetër të luaj”, thotë ai për mediat britanike. Do të jap 100% në fushë. Jam i fortë si shkëmb dhe e dua këtë lojë”, është shprehur futbollisti.

Ai është tifoz i përjetshëm i i Manchester United dhe është shprehur se i mungon shumë futbolli.

Për t’u mbajtur në formë, ai stërvitet përditë në oborrin e shtëpisë së tij.

Gjatë karrierës së tij, “Tanku”, siç e thërrasin të gjithë  me dashamirësi, ka shënuar 400 gola.

Foto e Dickie Borthwick gjatë lojës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?