Aron Ramsey, futbollisti i Juventusit, që sot do jetë pjesë e kombëtares së tij Uellsit në ndeshjen kundër Zvicrëz, ka dhënë sinjale lamtumire nga klubi bardhezi. Mesfushori i ka cilësuar shumë të vështira dy vitet me Juventusin, ndërsa thotë se krejt e kundërta ndodh në kombëtare.
“Në dy vite me Juventusin jam i frustruar dhe jo vetëm, në nivelin fizik, por ka patur shumë faktorë dhe ndryshimet që unë ende nuk jam adaptuar. Këtu në Uells e dinë kurën time. Skuadrat duhet të funksionojnë gjithmonë, edhe kur një lojtar duhet të ketë një vëmendje më të kujdesshme.
Në kombëtare kam personat e duhur rreth meje dhe do të bëj gjithçka që të ndihem mirë dhe të besoj përsëri,”- përfundoi Ramsej.