'Jam i penduar, s’kisha qëllim të vrisja, por t'i prishja lokalin'! Burg pa afat autorit të vrasjes së dyfishtë në Laç

26 Qershor 2020, 16:51| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 17:04

  • Share

Eduart Lamaj, i riu që mbeti i plagosur në këmbë gjatë atentatit kundër Bujar Hysenit (Lika) dhe Paulin Gjergjit (Markaj), është lënë në masën e “arrestit në burg”.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës, ku Eduart Lamaj para gjykatësit të çështjes është shprehur se ndihet i penduar për këtë krim të rëndë. Por sipas rrëfimit të tij në gjykatë, ai nuk kishte për qëllim të vriste asnjë person, por vetëm ti dëmtonte lokalin Ilir Allamanit, personazh me të cilin ka pasur konflikte për shkak të borxheve.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e arrestit në burg për Eduart Lamajn. Momentalisht për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim 33-vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola. Ky i fundit djali i një efektivi policie në qytetin e Laçit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?