Presidenti Ilir Meta tha se nuk është i racës së Nikola Gruevskit, por i racës së Avni Rustemit. Kjo deklaratë e tij, bashkuar edhe me disa kontekste të tjera shfaqur në konferencën për media, u përkthye në një kërcënim të hapur për atentat të mundshëm, referuar edhe historisë. U pyet edhe më konkretisht nga gazetarët nëse në mendjen e tij është ndonjë atentat, dhe Meta dha përgjigjen:
"Po jo moj, mos...Lexoni si të duash ti. Shqiptarët nuk pranojnë askënd që të instalojë tirani të vetën personale dhe askënd tjetër të imponojë tirani personale për çdo lloj interesi Shqipëria është anëtar i NATO-s, dhe do të jetë një vend anëtar i BE-së. Kjo rrugë funksionon vetëm me zgjedhje të lira. Jo me lobime".
Edhe më herët gjatë konferencës, Meta tha se sovraniteti mbrohet, madje shkoi deri në limitet e kërcënimit kur tha se është mirë që askush të mos e provojë kokëfortësinë e tij pasi ka gjithë shqiptarët me vete.
"Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë...është mirë. Nuk jam vetëm. Janë shumë shqiptarë me mua".
Lajmi kryesor:
Meta jep propozimin e tij për zgjidhjen e krizës: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin /Video
G.M./b.ha./ReportTv.al