Kronikë

'Jam i sëmurë, s'qëndroj dot në ambiente të mbyllura', Fatos Tushes i refuzohet kërkesa, lihet në burg nga Apeli i GJKKO! Konfirmohen masat edhe për 6 të tjerët

28 Korrik 2021, 10:33| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 15:02

  • Share

Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar për shpërdorim detyre, do të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi vazhdimin e arrestit ndaj Tushes, ish vartësve të itj dhe dy biznesmenët e arrestuar për favorizim në tendera. Tushe kishte kërkuar lirinë me pretendimin se është i sëmurë.

Së bashku me Tushen në qeli mbetën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Të pandryshuara masat mbetën edhe për ish vartësit e Tushes të dyshuar për shpërdorim detyre, favorizim në tenderat dhe tjetërsim të pronës publike.

Tushe pretendoi se është alergjik ndaj ushqimeve dhe se sipas mjekut nuk duhet të qëndrojë në ambiente të mbyllura dhe se vuan edhe nga zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe se ka kolesterolin e lartë.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. 

Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’

Ora 13:29
Kërkoi lehtësim mase me pretendimin se ishte sëmurë, Apeli i GJKKO lë në burg Fatos Tushen! Në fuqi masat edhe për 6 të tjerët

1627461379_1577781348fatostushe.jpg

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi vazhdimin e arrestit ndaj Tushes, ish vartësve të itj dhe dy biznesmenët e arrestuar për favorizim në tendera.

Së bashku me Tushen në qeli mbetën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Të pandryshuara masat mbetën edhe për ish vartësit e Tushes të dyshuar për shpërdorim detyre, favorizim në tenderat dhe tjetërsim të pronës publike.

Ish krybashkiaku i Lushnjes u arrestua 3 javë më parë në një operacion  të prokurorisë së posacme kundër krimit e korrupsionit, ndërsa si prova ndaj tij ishin edhe një sërë përgjimesh.

Ku sipas SPAK Tushe ndërhynte për ndërtimet pa leje e favorizoi kompani të caktuara për ti dhënë tenderat për pastrimin e dy kanaleve vaditëse.

Me argumentin se Tushes i rrezikohej jeta në qeli dhe kishte sëmundje të ndryshme ai kërkoi lirinë por kjo kërkesë u refuzua nga prokuroria e cila kërkoi të mbetet në qeli.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kasem: 28/07/2021 21:29

    Te varen ne litar ose te gigjen te gjalle qente e ndyre...

    Përgjigju
  • Kopi: 28/07/2021 10:41

    Haha, sa qesharake! Hape dritaren e biruces, quhet ambjent I hapur, ishe kryebashkiak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?