'Jam i shumë i zhgënjyer', te Kukësi aludojnë për gabime të qëllimshme! Presidenti i Tiranës: Do bëjmë 2-3 blerje në merkato (VIDEO)

24 Dhjetor 2020, 12:14| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 13:54

  • Share

Supersfida e javës së 10 të Superligës mes Kukësit dhe Tiranës u mbyll me rezultatin 0-0, po në fund pati shumë polemika për një gol të anuluar për verilindorët. Vetë futbollisti që e realizoi, Eze, por edhe trajneri Gega ishin të mërzitur.

Eze, futbollist i Kukësit: “Nuk jam aspak i lumtur, jam shumë i zhgënjyer. Ai gol nuk ishte offside, pash videon dhe ishte gol i rregullt. Nuk di çfarë të them, vërtet nuk e di. S’e kuptoj përse u anulua goli.”

Skënder Gega, trajneri i Kukësit: “E rëndësishme është të jetë gabim njerëzor. Kjo është e rëndësishme sepse duhet të jemi ‘fair play’. Asnjë sështë i pagabueshëm, por ne kjo na dëmtoi. E vështirë t’i bësh gol Tiranës, por gjithashtu e vështirë t’i bësh çdo ekipi gol.”

Ndërkohë në kampin kundërshtar, te Tirana, ishin të kënaqur me një pikë.

Idriz Batha, futbollist i Tiranës: “Nga mënyra se si u bë loja dhe nga mundësitë që kishim, duke parë lojtarët që nuk kishim në dispozicion ishte një pikë e kënaqshme deri diku për ne.

Nevil Dede, trajner i Tiranës: “Skuadra ishte e pozicionuar mirë, ishte e fortë, por në moment të caktuara kishte paqartësi në mbajtjen e topit na solli probleme siç ishte tranversa apo dalja me 2-3 topa të gjatë.”

Presidenti i kampionëve në fuqi, Refik Halili, në përfundim të ndeshjes deklaroi se ekipi ka nevojë për ndërhyrje në merkato.

Sinkron Refik Halili, president i Tiranës: “Unë kam besim te e gjithë skuadra, por duhen edhe disa lojtarë më shumë. Duhen dy tre përforcime dhe do t’i bëjmë. Po flasim për futbollistë që janë jashtë Shqipërie.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?