Politikë

'Jam kundër pasivitetit dhe letargjisë së Bashës', Alibeaj: Nëse do të rri në vend numëro, udhë e mbarë! Unë nuk zvarritem

9 Korrik, 19:22| Përditesimi: 9 Korrik, 20:29

  • Share

Deputeti Enkelejd Alibeaj tha në 'Frontline Interview' se Basha nuk po ecën përpara me projektin politik dhe po qëndron në vend numëro për të cilën ai nuk është dakord.

'Nuk heq dorë nga politika. Përpjekje ime është që gjithë ata njerëz 3 vite bëjnë betejë. Ka pasur dhe njerëz që nuk bënë betejë por nuk janë me politikën e vjetër. Është detyrim i imi që të bëjmë ç’është e mundur për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Bëj rrugëtimin tim. Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa.

Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës.'

Alibeaj është kundër këtij pasiviteti të Bashës.

'Mesa duket zgjidhja është rekurs por vetëm kaq, se nuk të çon asgjë. Nëse ato gjykata janë të kapura nga Rama dhe Berisha do vijojnë të jenë të kapura. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend  numëro. Jam për përpara. Nuk jam për tu zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes.

Kjo zgjedhja ime mund të jap fund karrierës sime. Por jo për këtë arsye do duhet të zvarritem. Në politikë njeriu do duhet të vdes në këmbë jo të lëpihet për një karrige poshtë ballkonit. Shumica e dërrmuese këtyre kolegëve që betoheshin se nuk do jenë me non-grata, ku janë sot. Ku është morali në politikë. Më vjen keq për ata që shkojnë poshtë ballkonit, presin se ku do ti vendos lideri në listë. Shembulli më i keq i shoqërisë civile.'


Lajmi kryesor:

'Basha, i paaftë në betejën ndaj Berishës', Alibeaj në 'Frontline Interview': Nuk luftoj për karrige! Protesta e 11 korrikut? Nuk ngatërrohet hajduti me hajdutin


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?