Foto ilustruese

Jam kurva jote derisa të kap dashnorin tjetër!

10 Qershor 2018, 10:56| Përditesimi: 10 Qershor 2018, 16:14

  • Share

Edhe Brikena u lidh me Xhikun, ai çuni qe ka blere Bmw X6 ngjyre te bardhe. Nga te gjitha gocat e grupit ne fakultet, vetem une kisha mbetur thatë fare. Perpelitesha si rosa e veremosur e nje liqeni te thate ku uji shterronte çdo minute, çdo dite.

Ne shtepi me vinte turp te shkoja, sepse prinderit nuk me jepnin lekë, por dhuronin vetem shfaqje sharje dhe dhune. Babai mbytur nga borxhet ne lloton e qytezes, nena qe rropatej si pastruese spitali, vellai mbijetonte vetem me hashashin qe tymoste me çunat e provinces. 

Kisha filluar te urreja veten e me dukej sikur tanimë edhe truri apo egoja ime vinin erën e rende te banjave te konviktit ku ngrysja rinine time. I isha perkushtuar aq shume shkolles por kjo me kishte kthyer ne nje femer demode ne universitet. Shoqet e mia e fillonin shkollen me buke me vete dhe e perfundonin me makina te shtrenjta, silikon neper trup dhe udhetime te shpeshta jashte shtetit me teper se ministri i jashtem. E brengosur nga humbja e shpreses per te nesermen time kisha vetem 3 zgjidhje ne duar :

1-Ose te ikja nga mendja

2-Ose te ikja ne Gjermani

3-Ose te ikja pergjithmone nga kjo jete!

Nuk kisha as guximin dhe as lekët te realizoja nje nga mundesite derisa nje dite i dhashe kurajo vetes dhe shpertheva. Teksa kisha dale nga dushet e mykura te godines se Qytetit Studenti dhe po vishesha para pasqyres, kundroja trupin tim. Po dashurohesha me veten, me shalet e bukura, vaginen e paprekur gojëkyçur, gjoksin me thithkat qe qendronin kryeneçe, buzet e trasha te plasaritura nga e paputhura...Oh po çmendesha me qenien time dhe teksa ferkohesha me duar, hoqa breket e sapoveshura dhe fillova te rrotullohesha 360 grade para pasqyres. Kisha kohe pa u ndjere e lumtur dhe ashtu pa leke ne xhepa e plot mizerje ne shpirt po revoltohesha me nenshtrimin tim te deridjeshem.

-Jam e bukur, jam e mire, ndihem sexy!- bertita fort dhe me ne fund perjetova nje ndjesi krejt te veçante brenda meje. Isha rritur e isha djallezuar aq shume sa nuk doja te humbisja kohe. Fundja per ke po mesoja ne shkolle, per ke po e ruaja virgjerine time, po vuaja e po shkateroja veten nderkohe qe ne Tirane behej nami...

2. Brenda 3 muajsh kisha blere 1 makine sportive, kisha kursyer 2 mije euro, kisha dale 3 here jashte, kisha blere 4 celulare dhe kisha nderruar 5 dashnore. Isha bere nje profesioniste ne seksin oral e veç kesaj po eksperimentoja edhe penetrimet ne anusin tim ne varesi te lekeve qe me ofronin.

Viktima e pare ishte djali i nje prokurori qe ia zhvata edhe breket. Fundja i ati i tij leke krimi i kishte ndaj nuk u ndjeva pishman kur e ndava. I dyti nje çun prej Mamurrasi qe ra brenda edhe me mua, ra brenda edhe ne burg ne Itali. Nuk kisha nerva ta prisja 5 vjet se i treti ishte gati, babai i nje shoqes time 60 vjeç me bark por te trajtonte si princeshe. U ndame se ia mori vesh gruaja. Per te katertin nuk ndjej faj se ishte nipi i nje deputeti dhe u tregua dallaveraxhi me mua. Me prezantoi xhaxhain e tij dhe bëra mire qe lashë nipin dhe mbajta xhaxhain.

Me e forta ishte se shoferi i deputetit dukej me hamshor dhe nuk i rezistova dot. Megjithese rreth 30 vjeç, e ndava nga gruaja dhe e mbajta ca kohe. Kur iu largova shoferit me dhunoi e me masakroi por nuk zgjati shume, derisa nje shok i ishit tim nga Mamurrasi u lidh me mua e tani nuk kam frike nga asnje. Ky i fundit me mbulon me euro e me mbron ne çdo kohe derisa nga vjeshta te ikim bashke ne Belgjike. 

Tiranen tani e njoh mire, ia njoh dhe njerezit dhe huqet dhe intrigat dhe pazaret. Tirana per mua eshte si nje konvikt i madh ku renkojne njerezit prej qejfit, renkojne prej hallit, renkojne prej dhunes, prej pazareve, prej vrasjeve.

Te shkollohesha nuk do me gjente dot pune as shtepia e as partia. Te martohesha me ndonje burracak bastexhi e dembel nuk ia vlente. Te mbaja per vete idealizmin dhe virgjerine do me tregonin me gisht. Une ia piva lengun Tiranes, por nuk e lashe Tiranen te ma pinte lengun mua!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 10/06/2018 22:13

    Bledi Mane nuk flet vetem per sot por edhe per te shkuaren dhe te ardhmen. Vetem se i perjashtoi " konviktoret " nga prostitucioni politik dhe publicistik. Megjithate me shume se kaq Bledi Mane ka probleme me veten e tij se dhe ai " konviktor " ka qene, nuk ka abuzuar me " va**n " por ka abuzuar me " by***n", vetem se ka " evoluar " me shume. Ka kohe qe flet me " by***" , prandaj nxjerr fekale nga goja. Nuk justifikohet vrasja e nje femre se " te shfrytezoi " dhe nuk te do me o Mane Mavria. Nuk eshte faji i saj qe " konviktori " tjeter si puna jote prish familjen. Nuk eshte faji i nje femre kur njerez te frustuar seksualisht si ty turren si qente e zgjidhur dhe harrojne qe kane dhe familje, kane femije. Harrojne qe dhe ajo femer ka nje familje qe i digjet shpirti per te pavaresisht se eshte k**e si thua ti. Po sikur keto " konviktoret " te vrisnin " konviktoret " si ty qe i kane shfytezuar, tallur dhe poshteruar? Cfare do shkruaje ti me penen tende te nje perversi bi seksual? Nuk gjykoj asnjerin dhe as tjetren une qe nuk kam lindur dhe nuk jam " konviktor " O Bledi Legen Mane ", thjesht nuk jam dakort me vrasjen dhe as me dhunen qe glorifikon ti ndaj femres. Gjithesecili e ka me vete mendjen dhe shpirtin, por tipa te peshtire si Ty, Olti Sufllaqe Curri dhe shume " konviktor" te tjere qe kane zaptuar portalet sepse kane mijra ndjekes " konviktor " si juve, meritojne te ishin ne vendin e femrave dhe grave te pergjakura nga dora e perverse e atyre qe mendojne dhe shprehen si ty. Je nje hic Bledi Mane, vulgaritetin e mendimit dhe te shprehurit e ke te trasheguar nga familja jote, ashtu jeni rritur ti dhe vellai yt " konviktor ", edhe juve, femijet e saj, e quanit nenen tuaj bu***r. Dhe kur lind nga bu**a nuk mund te jesh tjeter vetem se Qen dhe i biri i Qenit.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 10/06/2018 16:59

    Po pse o Bledi o "analisti i famshëm" pikërisht tani gjete të publikosh një shkrim të tillë?! Në 3 ditët e fundit 5 femra janë vrarë nga meshkujt :1 nga i biri, 1 nga burri, 1 nga i dashuri (i thënçin) dhe 2 nga piratët e rrugëve (po ktheheshin nga puna në are). Pse nuk shkruan për to ose për të gjitha ato femra që përpiqen të jetojnë e të çajnë në jetë me drejtësi e ndershmëri! E të siguroj që janë shumë më tepër në numër se ajo k.... Jote!

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 10/06/2018 15:12

    Maneeee jane shtu shume edhe bishtperdredhurit....shih dhe ti veten para pasqyres e bej ndonje udhetim jashte shtetit boj nej lek...se ngele duke shkrujt pislliqe neper portale... mos ndonje deputet ndonje shofer do ta vertetoje hamshorllekun e fabules edhe ty....

    Përgjigju
  • Lexuesi oshee: 10/06/2018 13:52

    Ke pasqyruar realitetin e rinise se sotme. Bravo!

    Përgjigju
  • Klodi: 10/06/2018 13:17

    Artikull shume i gjetur. Bravo!

    Përgjigju
  • shoku: 10/06/2018 12:18

    Ja ke fut kot o Blendi, kjo histori as per te gazeta kunji nuk eshte, amator ngele o i shkrete. mos pij bar dhe shkruaj pa lidhje.

    Përgjigju
  • Juli: 10/06/2018 11:35

    Ty te lumtë pushka moj goce. Boll mirë ia ke bërë. Jeta është shumë e shkurtër për të pritur që gjërat të bien nga qielli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?