'Jam lodhur', Çiljeta Xhilaga tregon arsyet pse ka hequr dorë nga koncertet

25 Mars, 07:43| Përditesimi: 25 Mars, 07:45

  • Share

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një nga konkurrentet e “Ferma Vip”. Ajo ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse ka hequr dorë nga koncertet.

Gjatë një diskutimi me kolegun e saj, Renis Gjokën, Çiljeta është shprehur se për shkak të angazhimeve familjare, ajo ka vendosur për të hequr dorë nga koncertet. Sipas saj, familja është prioritet. Por për të mos u shkëputur nga skena, ajo ka vendosur që të zhvillonte koncerte vetëm në Tiranë, që të mund të kthehet pranë familjes.

Çiljeta: Përtoj shumë të iki në koncerte.

Renisi: Koncertet të mbajnë gjallë.

Çiljeta: I dua koncertet brenda Tiranës, që të këndoj dhe të kthehem në shtëpi. E ndjej veten të lodhur, je gjithë ditën në shtëpi, la, pastro, mbaj shtëpinë dhe gatuaj.

Renisi: Me të ndjerë është ajo, s’diskutohet.

Çiljeta: Mendoj se çdo moshë ka fazën e vetë.

Renisi: Ja vë vetë njeriu vetes prioritetet.

Çiljeta: Unë kam prioritet familjen dhe e ndjej veten shumë të rritur për të kënduar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?