Sport

'Jam në formë shumë të mirë', Cikalleshi s'i trembet Anglisë! Roshi: Mrekullitë ndodhin, kjo si ndeshja me Portugalinë në 2014

10 Nëntor 2021, 14:04| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 14:35

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot ditën e tretë të përgatitjeve për ndeshjen e parafundit në grupin kualifikues kundër Anglisë ku grupi vijon të mos jetë i plotë për shkak të Armando Brojës, i cili ka pak gjasë t’i bashkohet ekipit në Londër. Në këto kushte, duke parë edhe mungesën e Rei Manajt, Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar futbollisti i javës në Turqi pritet ta nis si titullarë.

'Kam shënuar në kampionat me ekipin dhe nëqoftëse do jem në fushën e lojës me formën e mirë që kam do ta ndihmoj ekipin me një rezultat sa më pozitiv. Do shohim në fushën e lojës nëse do bëjmë atë që mund të realizojmë të gjithë së bashku, si grup, si ekip. Është ndeshje shumë e vështirë, por gjithashtu shumë e bukur për t’u luajtur,'-shprehet Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares.

Edhe pse e konsideron një kundërshtar me nivel shumë të lartë Odise Roshi beson te mrekullia kundër Anglisë. Në kokën e tij, ashtu si të gjithë shqiptarëve,  janë bërë llogaritë se si mund ta kalojmë grupin.

‘Tani mrekullitë kanë ndodhur dhe janë të bukura. Shpresoj të ndodhin sërish sepse kështu kemi shkuar edhe në Portugali në 2014 dhe kemi fituar. Tani lojtarët janë në formë si Cikalleshi, i cili ka qenë lojtari i javës në Turqi. Ashtu ka edhe lojtarë të tjerë si Bare, Kumbulla dhe Ismajlli që luajnë në nivele shumë të lartë në Seria A,’-thotë Odise Roshi, futbollist i kombëtares.

UEFA ndërkohë ka përzgjedhur edhe arbitrat që do vendosin drejtësi të premten në orën 20:45 në Uembley. Ata do jenë një katërshe nga Gjermania me kryesor Feliks Zuajer.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?